Kosovë/ U akuzua për ngacmim seksual, profesori pezullohet nga detyra

Kosovë/ U akuzua për ngacmim seksual, profesori pezullohet nga detyra

Xhevat Krasniqi

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës ka pezulluar sot nga detyra e tij profesorin Xhevat Krasniqi, i cili është denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe me rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të prof. Xh.K. me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë së shtetit”, thuhet në vendimin e Rektoratit,  shkruan Koha.net.

Këshilli i Etikës ka thënë më tej se refuzon sulmet nga persona brenda dhe jashtë UP-së, duke kërkuar “përmbajtje dhe rezervim nga çfarëdo ndërhyrje dhe sulmi ndaj UP-së, sidomos nga vetë anëtarët e stafit”.

Sipas një ankueseje, profesori i Fakultetit të Edukimit po jepte edhe lëndën e Matematikës në Fakultetin e Mjekësisë, e aty thuhet se kishte “demonstruar me duar fjalën ‘masazh’.

“Kam hyrë të konsultohem me profin në fjalë dhe për të shikuar se ku m’i ka hequr 0.5 pikë nga provimi, e le që përgjigjen nuk e mora, por dola e tronditur nga ajo zyrë me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe joprofesionale”, ka thënë njëra nga studentet në ankesën e saj që është paraqitur në Këshill. “E këtu po i citoj fjalët e tij: ‘Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh’, i cili ma ka demonstruar me duar fjalën ‘masazh’ dhe është afruar për të më përqafuar”, thuhet në ankesën e saj.

Ditën e djeshme studentet protestuan në sallën ku do të mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Një prej tyre u ballafaqua me profesor Krasniqin, duke i thënë se ai e ka ngacmuar atë.

“Më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh, pranoje që edhe nga universitetet e tjera je larguar për ngacmim seksual. Pranoje kush je! Kam pasur frikë para një viti, sot nuk kam më frikë, dal para të gjithëve”, tha studentja.

 Ndërkohë që i gjendur në këtë situatë profesori dëgjohet të bëjë një telefonatë, përmes të cilës tregon se i është bllokuar dalja nga administrata qendrore e universitetit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot