Kosovë, Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

Kosovë, Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

Qeveria në detyrë e Kosovës ka emëruar Agim Krasniqin si ministër të Financave, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e kabinetit të ri.  Agim Krasniqi ka shërbyer si zëvendësministër në Ministrinë në detyrë të Financave.

Hykmete Bajrami ka njoftuar të mërkurën se jep dorëheqjen nga pozita e ministres në detyrë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se ka qenë ajo vetë që ka kërkuar largimin nga pozita, dhe se aktivitetin politik do ta vazhdojë si deputete e Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që janë mbajtur më 14 shkurt në Kosovë.

Ajo ka përmendur se gjatë kohës sa ka qenë në krye të kësaj ministrie, ky institucion ka pasur barrën kryesore institucionale për t’u përballur me menaxhimin efekteve ekonomive, të shkaktuara nga pandemia.

Në njoftimin e saj, Bajrami ka përmendur edhe një mori vendimesh që ka marrë Ministria e Financave sa ka qenë nën drejtimin e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale