Kosovë/ Konfirmohet rasti i parë brenda stafit mjekësor, një infermiere me COVID-19

Foto ilustruese

Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus brenda stafit mjekësor.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një infermiere e cila kujdesej për pacientët me Covid-19.

Klinika Infektive e Kosovës, ka njoftuar se deri më tani janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me koronavirus.

Mes pacientëve që ndodhen në spital, raportohet se 26 prej tyre janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjeno-terapi.

Deri më tani, Kosova numëron 86 raste të konfirmuara me koronavirus dhe një viktimë.

 

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një ditë afat për reformën zgjedhore, a mendoni se palët politike do vendosin në favor të qytetarëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Tritol në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT-së në Tiranë, nuk ka të lënduar