Ajo është stiliste, piktore, kostumografe. Shpesh nuk kuptohet ku nis njëra e ku përfundon tjetra, sepse tek Anila Zajmi Katanolli të gjitha dimensionet e artistes janë një.
Ajo erdhi në “Esencë” në një rrëfim të ndjerë dhe shumë të sinqertë për jetën personale dhe atë profesionale.
Dëshira e saj për të qenë pjesë e artit ka lindur që në fëmijëri ku ajo e ka pasur të qartë se cili do të ishte profesioni i saj. E dhënë pas stilit dhe dukjes, me një kujdes nga e ëma që i qepte të gjitha veshjet ajo nuk e pati fort të vështirë të ndiqte rrugën e saj.
E rritur me disiplinë mes sportit, me një mama gjimnaste dhe artit me një baba piktor, Anila kujton që të dyja fushat e kanë ndihmuar shumë që të ndërtojë karakterin.
“Prezenca e tim eti në jetën time, në ide në mendime ka qenë e jashtëzakonshme”-rrëfen ajo duke e konsideruar të atin mentorin e jetës së saj.
Traditën, lidhjen e saj të fortë me natyrën dhe gjendjet emocionale i ndërthur gjithnjë në pikturat veshjet dhe kostumet e saj.
Një pasion për teatrin lindi tek Anila Zajmi një dëshirë të hershme për të studiuar teatër, por në një mënyrë ajo u lidh me këtë të fundit,d uke qenë kostumografe e mjaft shfaqjeve të teatrit ndër vite.
Një surprizë nga e bija, Jola ishte finalja emocionuese e një rrëfimi të veçantë të artistes Anila Zajmi Katanolli në studion e “Esencë”.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
62.7%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 295
Lajme të tjera
-
Esencë/ Gati për trupin e plazhit? Instruktori: Femrat në Shqipëri e kanë fizikun më të bukur se meshkujt
7 Qershor, 07:45
-
'Moda e Mentorëve'? KUJDES! Nga një mentor i gabuar mund të humbisni veten
1 Qershor, 07:13
-
Hoqën dorë nga fama, ekrani apo skena? Personazhet që kanë ndryshuar profesionet e tyre
31 Maj, 11:48
-
Talent, aftësi, pasione fëmijërie apo “fëmijë gjeni”! Psikoterapisti zbulon në 'Esencë' karakteristikat që duhet të vënë re prindërit
25 Maj, 07:10
-
Grupi ‘Djemtë e Detit’ mungesa e Gentian Demaliaj lë pas shumë mall e krenari! Gruaja në ‘Esencë’: Ishte njeri i rrallë
20 Maj, 10:05
-
Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë njerëzit, Haxhiymeri në Report Tv: Shumë profesione rrezikojnë të zhduken
18 Maj, 07:10
-
Debat në 'Esencë': Filtrat na ndihmojmë të shohim veten në mënyrën që duam dhe dëshirojmë të dukemi, por a janë realiteti ynë?
11 Prill, 20:42
-
Rikthimi i personazheve të njohur në ‘Esencë’! Madona Shqiptare: Së shpejti një koncert recital!
5 Prill, 22:22
-
‘Nuk është turp të jesh i varfër’, rrëfime në 'Esencë' nga jeta e Eduart Ndocaj, Egzona Ademi e Tony J Selimi
4 Prill, 21:38
-
Cilat ishin amanetet e poetit të madh kombëtar, e bija e Lasgush Poradecit rrëfehet në ‘Esencë’: Për babanë u hesht 50 vjet
31 Mars, 20:31
-
Profesionet më joshëse, diskutimi në ‘Esencë’ ! Regjisorja: Bota e aktrimit, larmi eksperiencash! Trajneri i sportit: Suksesi është gjithnjë tundim
30 Mars, 13:30
-
Marrëdhëniet e dashurisë në kohët e sotme, këngëtarja, Xhesika Polo në ‘Esencë’: Nuk bëj kompromis mbi lirinë time me asnjë partner
29 Mars, 08:00