KPA lë në fuqi shkarkimin e Artan Bajramit, prokurorin e dosjes së Dritan Dajtit

KPA lë në fuqi shkarkimin e Artan Bajramit, prokurorin e dosjes së Dritan Dajtit

Artan Bajrami

KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami, pasi nuk jusifikoi pasurinë. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e KPK-së, përbëhej nga kryesuesja Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli më 14 shikurt të vitit të kaluar shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, prokurorit Artan Bajrami, pasi ai u rivlerësua në të tri kriteret, ku për dy prej tyre, atë pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin mori nota pozitive, por u gjetën probleme në deklarimin e pasurisë.

Bajramit iu gjetën një sërë problemesh mbi pasuritë pas hetimit të thelluar të KPK-së. Relatorja Zhegu theksoi se Bajrami kishte bërë deklarim të pasaktë në “Deklaratën Veting”. Ai kishte deklaruar aty se një pagesë, prej 1.5 milionë lekësh për të blerë apartamentin 110 metra katrorë në Tiranë në vitin 2000 ishte mbuluar nga kursimet dhe nga shitja e një shtëpie në Gramsh për 4 mijë dollarë, por KPK kishte zbuluar se ky deklarim ishte i pasaktë.

Ndër të tjera, 4 mijë dollarë që supozohej të ishin shpenzuar në vitin 2000, rezultonin të ishin deklaruar kursime nga Bajrami në vitin 2003.

Relatorja vuri në dukje se kur i ishte kaluar barra e provës rreth këtij deklarimi Bajrami kishte ndryshuar atë duke i thënë KPK-së se paratë për të paguar këtë këst të shtëpisë i ishin dhuruar nga baxhanaku, Llazar Angjeli, i cili është biznesmen në fushën e hidrokarbureve dhe produkteve ushqimore. Nga relacionit doli se ai i kishte bërë edhe dhurata të tjera familjes së prokurorit, përfshi pagesën e qirasë pas transferimit në Tiranë dhe një sërë ndihmash të tjera në vlerë 2.2 milionë lekë.

Ish-prokurori Artan Bajrami ka qenë pjesë e dosjes së Dritan Dajtit.

Njoftimi nga KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami, kundër vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1.     Lënien në fuqi të vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami.

2.     Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.07.2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeriu me i paster ,ne Shqiperi ..: 03/07/2020 20:08

    Vetem. Zoti e beson ,,sa fatekeqesi eshte qe nuk ka mundesi Zotin ta pyesni..AI Ju jepte vertete nje Pergjigje te drejte .. Eshte e pabesueshme,,qe ky njeri aqe i paster ,,nga dhuratat e Baxhanakut ..te ngelet fajtore... Nje Zote e din.. Fatekeqesi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share