Çështja e Luan Dacit në dorë të Gjykatës së Lartë! KPA: Pezullojmë hetimin disiplinor deri në një vendim të gjykatës

Çështja e Luan Dacit në dorë të Gjykatës së Lartë! KPA: Pezullojmë hetimin disiplinor deri në një vendim të gjykatës

Luan Daci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimin disiplinor për  pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci deri në një vendim nga Gjykata e Lartë, Luan Daci ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin e KPA për shkarkimin nga detyra dhe për vendimin e GJKKO ku e ka dënuar atë më 1 vit shërbim prove për falsifikim dokumentesh.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Pas dënimit nga GJKKO, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci. Por sot KPA vendosi ta pezullojë këtë hetim deri sa Gjykata e Lartë të japë vendimin për të.

Njoftimi i KPA

Pas regjistrimit në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor të çështjes (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa kryesuese e Komisionit Disiplinor u caktua gjyqtarja Natasha Mulaj dhe anëtare, gjyqtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Gjyqtari hetues i çështjes Ardian Hajdari, pasi kreu veprimet hetimore të domosdoshme në lidhjen me çështjen (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, bazuar në nenin 128, paragrafi 2, germa “b” e Kushtetutës; nenin C, pika 16 e Aneksit të Kushtetutës; nenet 5, pika 3, germa “a”, dhe 17 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë; nenin 1, pika 2 e ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, nenin 297, germa “a” e Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

  1. Pezullimin e hetimit disiplinor ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtarit Luan Daci, për shkelje disiplinore të parashikuar në nenin 128, pika 2, germa “b” e Kushtetutës, deri në dhënien e vendimit nga Gjykata e Lartë mbi ankimin e gjyqtarit Luan Daci, ndaj vendimit nr.5, datë 08.03.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Të njoftohet me këtë vendim gjyqtari nën hetim disiplinor Luan Daci, përfaqësuesit e ONM-së dhe Komisioni Disiplinor i ngritur pranë Kolegjit, për zhvillimin e procedimit disiplinor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi