KPA shkarkon prokurorin e Tiranës, Shpëtim Kurtin! E penalizoi pasuria dhe kontaktet e dyshimta

KPA shkarkon prokurorin e Tiranës, Shpëtim Kurtin! E penalizoi pasuria dhe kontaktet e dyshimta

Shpetim Kurti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Tiranë, Shpëtim Kurti.

Në 23 nëntor 2018 KPK vendosi shkarkimin e Kurtit  pasi nuk justifikonte pasurinë dhe ka pasur kontakte të papërshtatshme.

Kjo nuk u pranua nga prokurori dhe më 28 janar 2019 vendosi të apelonte këtë vendim të KPK në KPA, e cila foli sot përmes trupës gjykuese të përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë.

KPA vendosi mbajtjen në fuqi të vendimin të KPK dhe shkarkim dhe daljen përfundimisht nga drejtësia të prokurorit Shpëtim Kurti.

Pse u shkarkua nga KPK? Sa i takon kontrollit të figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), në një raport të datës 2 nëntor të 2017, thekson se Shpëtim Kurti ka pasur kontakte të papërshtatshme, me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Ky raport është përditësuar dy herë nga DSIK, fillimisht në 6 shtator 2018 dhe më pas në 14 nëntor 2018, duke theluar bindjen se prokurori nuk duhet të shërbejë në sistemin e drejtësisë. KPK ka bërë një hetim të thelluar mbi figurën e prokurorit të Tiranës Shpëtim Kurti, i cili dyshohet se ka favorizuar trafikantë të qenieve njerëzore në të paktën dy raste.

/k.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mbremja: 24/06/2020 23:03

    Asnjehere nuk do kete zgjedhje te pastra e te ndershme sepse nuk ka staf te ndershem ne Shqiperi , mjere femijet tane ku jetojne ???!!!

    Përgjigju
  • Teo: 24/06/2020 20:26

    Kush shkarkohet dosja ti kaloj direkt ne spak. Vetem keshtu behet drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dokumentari i emisionit Report në Rai 3 për Shqipërinë, Rama: Të ngulmosh në gabim është djallëzore

Dokumentari i emisionit Report në Rai 3 për Shqipërinë, Rama: Të ngulmosh në gabim është djallëzore