KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkoi ankimin e vendimit për prokuroren Imeraj! Kim-Soreca: Çështja të gjykohet me integritet! Ambasadorja e SHBA, thirrje edhe për mediat

Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Por ditën e djeshme, pa pritur as edhe një orë nga momenti kur është botuar vendimi në faqen web ku nis edhe afati për ankimim, ONM ka dërguar në Institucionin e Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta kundërshtuar këtë vendim. Lajmi e bëri me dije vetë institucioni i komisionerëve publikë. Sipas Operacionit Nndërkombëtar të Monitorimit thuhet se kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar sot edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Përmes një postimi në tëitter Kim i bën thirrje mediave ta ndjekin nga afër këtë proces.

"Në përputhje me rolin e saj kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM dje rekomanduan Komisionerët Publikë të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme ➡️http: // ikp.al/wp-content/upl oads /2021/06/Rekomandim-p%C3%ABr-vendimin-e-KPK-s%C3%AB-nr.-363-dat%C3%AB-1.4.2021.pdf ...

Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi apo, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, do të ketë përpjekje për të devijuar duke sulmuar procesin e vettingut dhe duke shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë?

A do t'i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të bien dakord të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Koha është tani për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë. Koha që Shqipëria të ecë përpara hap pas hapi. SHBA do të jetë me ty", shkruan Kim.

Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka dalë në krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për apelin e bërë lidhur me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Soreca ka shkruar se KPA duhet të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi.

Postimi i ambasadores Kim

 

Njoftimi i djeshëm i Komisionerëve Publikë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
ONM kërkon shkarkimin e Elisabeta Imerajt, Soreca: Shpresojmë që KPA të shqyrtojë me integritet e pavarësi çështjen

1624363033_sorecaimeraj.jpg

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka dalë në krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për apelin e bërë lidhur me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. 

"Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e ONM. Ne shpresojmë që KPA të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet", tha Soreca.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un