Shkarkohet prokurori i ’21 Janarit', vettingu: I korruptuar, nuk justifikon pasurinë

KPK nuk konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Adriatik Cama. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit, pasi është kapur me shumë shkelje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në seancën e zhvilluar paraditen e djeshme.

Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ’21 Janari’ nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Trupa e KLP u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 mijë e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.

Prokurori Cama nuk është kapur me shkelje vetëm për pasurinë, por edhe nga DSIK, pasi sipas raportit, është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. DSIK thekson se Cama është përfshirë në korrupsion kur ishte në prokurorinë e Lushnjes. Nga hetimi ka rezultuar se Cama kur ishte drejtues në Lushnje sëbashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontrabandë duke pushuar çështjen.

Mënjëherë pas vendimit Cama është shprehur se ka besim tek drejtësia dhe se do ta apelojë vendimin.

Kam besim te drejtësia. Do ndjek të gjitha shkallët e gjykimit.

Adriatik Cama


Adriatik Cama

Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, ndërsa ka qënë pjesë e hetimeve të disa çështjeve të nxehta dhe të dështuara si ajo e dosjes 21 janari, mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe cështje të tjera hetimore. Cama ka shërbyer në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat. Prokurori Cama, ishte nje nga kandidatët për të qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve