KQZ nuk e njeh si kryetar të PD, Sali Berisha nuk dorëzohet, bën ankim në Kolegjin Zgjedhor! Tjetër padi në KAS: Pezulloni regjistrimin e Alibeajt

KQZ nuk e njeh si kryetar të PD, Sali Berisha nuk dorëzohet, bën ankim në Kolegjin Zgjedhor! Tjetër padi në KAS: Pezulloni regjistrimin e Alibeajt

Kolegji dhe ankimi i Berishës

Me vendime të ndryshme por me të njëjtin përfundim për Sali Berishën Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ishin të qartë kur vendosën se kryetar të Partisë Demokratike nuk e njohin ish Kryeministrin. Por Berisha ka vendosur të mos dorëzohet.

Ai ka dërguar në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS dhe kërkon që gjykata të ç’regjistrojë subjektin “Partia Demokratike” e regjistruar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar dhe regjistrimin e tij.

Ndërkohë që pret shqyrtimin në Kolegj, Berisha ka dorëzuar në KAS  një tjetër padi, teksa kërkon pezullimin e vendimit të Celibashit deri sa të marrë gjykata një vendim

“Në kushtet kur Kolegji Zgjedhor do të shprehet brenda afateve të caktuara nga ligji për ankimin sipërcituar, si dhe për sa kohë Kolegji mund të vendosë potencialisht të pranojë padinë dhe të prish vendimin e KAS, gjykojmë se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte detyrimin që të pezullonte zbatimin e vendimit nr. 27 objekt ankimi në Kolegj, derisa Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar”, thuhet në kërkesën e Berishës.

Partia Demokratike do të jetë zyrtarisht pjesë e garës elektorale me kryetar Enkelejd Alibeajn. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e PD në zgjedhje duke rrëzuar Ilirjan Celibashin dhe duke pranuar deklaratën solemne me firmë të Alibeajt. Ashtu si KQZ, edhe KAS rrëzoi Berishën duke mos e legjitimuar për të regjistruar partinë e demokratëve.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ankimimi në KAS dhe padia në Kolegjin Zgjedhor

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 21/03/2023 08:41

    Nuk dorezohet Malua…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri