POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

KQZ, kallëzim penal për 47
komisionerë të Lezhës, emrat

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që t`i shkojë deri në fund hetimit të procesit zgjedhor në Qarkun e Lezhës, ku dje katër anëtarët e këtij institucioni vendosën që të padisin në prokurorin e Qarkut Lezhë 47 anëtarë nga KZAZ 15 dhe përkatësisht anëtar të QV, GNV.

Bëhet fjalë për 32 numërues, 8 anëtarë të KZAZ-së 13, 3 nga kryetarët dhe 2 nga sekretarët e QV në KZAZ-në 15 në Lezhë,të cilët do të ndiqen tashmë penalisht për akuzën e KQZ për tjetërsimin e rezultateve në tabelat përmbledhëse. “Nga verfikimi rezultoi se për qendrat e votimit u dorëzuan në KQZ fotokopje të tabelave të rezultatit të Qendrave të Votimit të cilat kanë vulën e KZAZ-së. KZAZ apo grupet e numërimit pasi kanë plotësuar tabelat origjinale te rezultateve të QV-ve sipas modelit dhe llojit të letrës të miratuar nga KQZ, kanë bërë fshirje te rezultatit për disa subjekte zgjedhore dhe ndryshim të rezultatit për disa subjekte të tjera zgjedhore, kanë fotokopjuar këtë tabelë dhe e kanë dorëzuar në KQZ.

Në këto kushte kanë konsumuar vepër penale dhe drejtoria juridike, në referencë të nenit 330 të Kodit Penal, KQZ ka përcaktuar dispozitën përkatëse për falsifikimin zgjedhor dhe materialit të zgjedhjeve”, thuhet në vendimin e zbardhur nga KQZ. Ndërkohë që kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi tha se marrja e këtyre masave dyhet të bëhet sgembull për zgjedhjet e ardhshme.

"Me marrjen të vendimit për kallëzimet penale ndaj personave të ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave,të shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme këto të dyja tu shërbejnë të gjithë komisionerëve që të mos përsëriten gjëra të tilla më. Transparenca e kutive të votimit, e hapjes së tyre dhe marrja e këtyre masave të shërbejë që nesër që komisionerët të jenë të përgjegjshëm për atë që ata marrin përsipër të bëjnë", tha Lefteri Lleshi. Anëtari Klement Zguri u shpreh se edhe përfaqësuesit e partive duhet të pranojnë veprat që kanë bërë anëtarët që ato kanë propozuar.

EMRAT E PADITUR
KZAZ 13
Alketa Hoxha
Gjovalin Gjeloshi
Gjergj Deda
Shaqe Marini
Lek Prendi
Vitore Palaj
Bardh Dedgjonaj
Aleksandër Gjonmarkaj

GNV, QV nr.7051,KZAZ 13
Arben Doda
Gjergj Malshi
Zef Jakaj
Prenç Ndoj

QV nr. 708
Lubo Dedgjonaj 
Fran Zefi
Pashke Trashaj 
Pjetur Marku

QV nr. 7081
Regjina Ujka
Pashk Froku    
Edmond Ndreu   
Kastriot Dosti

QV nr. 725
Salvador Markbruka  
Petrit Marku   
Enkeleida Coli 
Blenard Kotorri

QV nr. 762
Marije Deda
Edmond Palushi 
B. Margjeka    
Zef Deda

QV nr. 763
Petrit Ded Bardhi   
QV nr. 764
Fran Zefi 
Eduard Suta

QV nr. 769
Lirika Golemi (Shaqir)    
Pashko Trashaj (Dede)

QV nr. 770
Fation Bushi   
Nikolin Shqefna
Edison Kola    

KZAZ 15
a)Kryetar i KQV  nr. 858 Tom Laska
b)Sekretar i KQV nr. 8581 Sandër Nezha
c)Kryetar i KQV nr. 859 Ded Prenga
d)Sekretar i KQV nr. 8591 Fran Lleshi
e)Kryetar i KQV nr. 860 Gëzim Zyba
  
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Komento