I dënuar me 3 vite burg në Greqi, KQZ lë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Celibashi: S'është në kushtet e ndalimit, në Shqipëri do ishte dënuar me gjobë

Qerim Ismailaj do të drejtojë Bashkinë e Mallakstrës edhe pse dënimin në Greqi, nuk e reflektoi në formularin e demikriminalizimit. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi sqaroi se  në bazë të hetimeve të prokurorisë, vepra për të cilën është dënuar Ismailaj në Greqi, në legjislacionin shqiptar dënohet maksimumi me gjobë, ndaj kryebashkiaku nuk ndodhet në kushtet e ndalimit.

"Bazuar në nenin 19, të Kodit Zgjedhor, vendos konstatimin se Qerim Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, Bashkia Fier, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138, vazhdimin e mandatit të zotit Qerim Ismailaj si kryetar bashkie. Kundër këtij vendimi lejohet ankimim në KAS brenda 3 ditësh. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi mes të tjerave.

Marrja e vendimit u lehtësua edhe nga argumentet e avokatit të kryebashkiakut të Mallakastrës.

"Gjyqi në Greqi është zhvilluar në mungesë të tij dh e nuk evidentohet nga autoritet greke të drejtësisë që ai të ketë marrë dijeni për vendim gjyqësor të dënimit ndaj tij.  Po ashtu nga sistemi TIMS ai nuk figuron i ndaluar apo i dënuar nga autoritet e huaja apo ato shqiptare për ndonjë vepër penale dhe nuk ka asnjë urdhër kërkimi në ngarkim të tij. Ismailaj ka qenë i përshirë në konflikt, por nuk ka dëmtuar askënd, përveç se është dëmtuar rëndë vetë nga persona të tjerë. Ai ka qenë viktimë i veprës penale dhe jo autorë dhe me rëndësi është fakti se ai nuk ka marrë asnjëherë dijeni në raport me gjykimin në mungesë duke i mohuar edhe mbrojtjen. Dënimi i vetëm që mund të jepej nga Gjykata Shqiptare është dënimi me gjopë", u shpreh avokati.

PD, e cila denoncoi një vit më parë se Ismailaj kishte fshehur dënimin me 3 vite burg në Greqi, tha se do të shohë mundësinë për ta dërguar edhe në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Celibashit.

"Kemi qenë ne që kemi vënë në lëvizje verifikimin e thelluar për këtë të zgjedhur vendor për shkak se sipas informacioneve që ne disponim dhe që u verifikuan, ka qenë në kushtet e ndalimit kur ka kandiduar. Rezulton që ai është i dënuar me 3 vite burg dhe parashikojmë se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar. Ai nuk mund të kandidojë për 10 vite dhe nga informacionet rezulton se akoma na ka filluar vuajtja  e dënimit për të sepse i është shmangur dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ta verifikojë këtë dhe ta shkarkojë. Kërkojmë që komisioneri shtetëror i zgjedhjeve do të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të këtij të zgjedhur vendor", tha ai.

Qerim Ismailaj rezulton i dënuar në Greqi nga Gjykata e Chios me 3 vite burg në mungesë për veprën penale "Konflikti dhe përleshjes". Kjo vepër penale në Kodin tonë Penala korrespondon me veprën "dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90/1 e cila sanksionon vetëm dënim me gjobë, vepër që nuk e prek ligji i dekriminalizimit. 

Prokuroria i nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike, që pretendonte se Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000. Qerim Ismailaj, i dalë kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 , u akuzua nga PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi se ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi ka qenë i dënuar në Greqi. Vetë Ismailaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me këtë dënim, pasi në të kundërt do e kishte deklaruar sepse nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
KQZ la në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës, PD: Vendimi në shkelje të ligjit! Celibashi tregoi vullnet të mbrapshtë për të goditur dekriminalizimin

1625232354_671bfb93e6d244cf8b336600761a5bbd.jpg

PD ka reaguar lidhur me vendimin e dhënë sot nga KQZ e cila vendosi që kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj të vijojë të ushtrojë detyrën. Përmes një deklarte të bërë nga Belind Këlliçi, PD thotë se Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve për Qerim Ismailajn është shkelje e ligjit. Ndërkaq Këlliçi thekson se PD do ta ankimojë këtë vendim.

“Vendim i Ilirjan Celibashit për të mbajtur në kundërshtim me ligjin një person të dënuar në krye të Bashkisë së Mallakastrës, është tregues i një vullneti të mbrapshtë politik për të goditur ligjin më të rëndësishëm të Republikës tonë, atë të Dekriminalizimit.

 Një ligj që erdhi në jetë nga beteja e Partisë Demokratike për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë institucione të pastra nga kriminelët dhe për ta shkëputur politikën me krimin. Partia Demokratike dënon me forcë shkeljen e ligjit të Dekriminalizimit dhe do ta ankimojë këtë vendim.”- u shpreh Këlliçi.

Deklarata e PD nga Belind Këlliçi:

Vendimi i sotëm i komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të amnistuar uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit me 3 vite burg në Greqi, është në shkelje të ligjit dhe në kundërshti me tre precedentë për të cilët KQZ ka vendosur ndërprerjen e mandatit.

Në rastet e Dashamir Tahirit, e Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës, që kanë rezultuar të dënuar apo hetuar jashtë vendit dhe që nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit dhe kanë pretenduar se nuk kanë patur djeni për këto fakte, KQZ-ja ka shpallur pavlefshmërinë e mandateve. Pra të kundërtën e asaj që Ilirjan Celibashi zgjodhi të bëjë sot.

Qerim Ismailaj është subjekt ndalimi i ligjit të dekriminalizimit. Ai përfshihet në shkronjën “ç” të pikës 1, të nenit 2 të ligjit, për shkak se ka kryer një krim dhe është dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim. Për këtë rast ndalimi zgjat nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, deri në momentin e rehabilitimit. Qerim Ismailaj jo vetëm nuk e ka përfunduar dënimin, por e ka fshehur atë dhe vendimi nuk është ekzekutuar sipas ligjit.

Vendim i Ilirjan Celibashit për të mbajtur në kundërshtim me ligjin një person të dënuar në krye të Bashkisë së Mallakastrës, është tregues i një vullneti të mbrapshtë politik për të goditur ligjin më të rëndësishëm të Republikës tonë, atë të Dekriminalizimit. Një ligj që erdhi në jetë nga beteja e Partisë Demokratike për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë institucione të pastra nga kriminelët dhe për ta shkëputur politikën me krimin.

Partia Demokratike dënon me forcë shkeljen e ligjit të Dekriminalizimit dhe do ta ankimojë këtë vendim.

Masakra zgjedhore e 25 prillit, ku politika dhe krimi bashkëvepruan për të penguar nëpërmjet çdo paligjshmërie ndryshimin që njerëzit donin, tregoi se ligji i Dekriminalizmit nuk mund të shkelet, por duhet të forcohet dhe më tej për t’iu përgjgijur nevojës ulëritëse që kanë shqiptarët, sidomos të rinjtë, për një politikë të ndarë nga krimi, një politikë që i shërben njerëzve dhe jo krimit.

Ora 11:53
Celibashi rrëzon kërkesën e PD, lë në detyrën kreun e Bashkisë së Mallakastrës: Nuk përfshihet në kushtet e ndalimit

 

KQZ ka lënë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallkastrës, Qerim Ismailajn, duke rrëzuar kërkesën e PD-së për shkarkimin e tij për shkak të dënimit në mungesë me 3 vite burg në Greqi. Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se për një rast dënimi jashtë vendit, KQZ lexon vendimin e prokurorisë, sipas së cilës, Ismailaj për veprën penale të "Rrahjes" në Shqipëri do të ishte dënuar me gjobë, gjë që nuk e çon atë në kushtet e ndalimit të kandidimit.  

"Në rastin kur vendimet penale janë kryer nga autoritetet përkatëse gjyqësore brenda territorit të Shqipërisë, KQZ bën vetë vlerësimin nëse subjekti është apo jo në kushtet e ndalimit dhe konkludon, kur është dhënë nga një autoritet i huaj, KQZ nuk e ka mundësinë që ta bëjë këtë vlerësim sepse KQZ nuk ka as kapacitetin dhe as kompetencën për të vlerësuar nëse një vepër penale e kryer në një territor ët huaj, kualifikohet si një nga veprat penale që ai do ishte në kushtet e ndalimit. Këtë kërkesë ja bëmë prokurorisë dhe ata na thonë nëse vepra penale dhe çdo element tjetër sa dhe si qëndron në ato që ka parashikuar neni 2, në këtë rast leximi i ligjit për dekriminalizmin dhe konstatimi i rasteve të përjashtimit, nga ana e KQZ, bëhet me 'syzet' e zyrës së prokurorisë, ai na thotë se çfarë vepre penale ka kryer dhe ne shikojmë nëse është apo jo që e vendos në kushtet ndalimit një subjekt. Ne në rastin e lehtësimit të opinionit të zyrës së Prokurorit ët Përgjithshëm, është njësoj sikurse do të lexonim vendimin e një autoriteti gjyqësor shqiptar dhe ky lexim na thotë që subjekti i verifikimit, ka kryer veprën penale të rrahjes dhe kjo është dënuar, ose duhej të ishte dënuar me gjobë, në këtë rast, në kushtet e këtij leximi, ky subjekt nuk do të ishte në kushtet e ndalimit. Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, man mandatin", tha Celibashi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRewq: 02/07/2021 16:29

    Na mbyti korrupsioni nuk behet shqiperia jo kurr

    Përgjigju
  • Ropt: 02/07/2021 14:09

    O rrace e ndyre e grabitet kete vend qe nga doganat deri te kryetaret e bashkive. Si nuk ju vjen turp o llumra te lihet ne pune nje qe eshte denuar me tre vite burg.

    Përgjigju
  • agron: 02/07/2021 12:42

    Kqz nuk eshte gjykate qe te vlersoje se a eshte i drejte apo jo denimi. Kqz duhet, vetem te vertetoj qe personi nuk eshte i denuar dhe ne kete rast nuk ehste keshtu. Na jane bere halabaket kryetare bashkishe e nderrmarjesh publike.

    Përgjigju
    • Tata: 02/07/2021 13:41

      1.nuk eshte gjykim penal por civil 2.shkelja per te cilen gjykohesh eshte me e rendesishme,sepse nje qe denohet si klandestin,dhe ka raste plot,nuk eshte si vrases e armembajtes,apo trafikante

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin