KREDITË KONSUMATORE: A duhet të ofrohen në mënyrë digjitale në Shqipëri, si në Europë dhe Amerikë?

KREDITË KONSUMATORE: A duhet të ofrohen në mënyrë digjitale në Shqipëri, si në Europë dhe Amerikë?

Në kohët e sotme rehatia dhe shpejtësia janë thelbësore në ofrimin e sherbimeve financiare të paktën në vende të zhvilluara si Amerika apo vendet e Bashkimit Evropian. Nëse mendja e një konsumatori në fillim shkon tek sherbime si ato të pagesave dhe transfertave, e njëjta gjë prej kohësh ndodh edhe kur vjen puna për të marrë një pale atlete me këste nëpërmjet një kredie të vogël konsumatore.

Websitet e rrjeteve të medha të dyqaneve por edhe ato të dyqaneve online më të vogla ofrojnë blerjen me 3-5 këste të produktit të tyre nëpërmjet një procesi krejtësisht digjital, pra nga smartphone dhe 24/7.

Po në Shqipëri si është gjendja? Nga vëzhgimi ynë shumë pak biznese ofrojnë në websitet e tyre blerjen me këste të produkteve, por lajmi i mirë eshte qe ky numër sa vjen dhe po zgjerohet e shtyrë nga kërkesat e brezave më të reja për online shopping si dhe nga qasjet inovatore të pak institucioneve financiare që e ofrojnë këtë shërbim.

Përgjegjesia e të gjithë aktorëve të tregut që kanë në dorë zhvillimin ose jo të blerjeve online dhe ofrimit të kreditimit brenda platformave të blerjeve online varion nga rregullatorët e deri tek klienti fundor. Secili duhet të bëje pjesën e vet në menyre që jo vetëm ta kufizojë konceptin e “webshop” dhe “Bli Tani Paguaj më Vonë” por ta nxisë atë si një nga kontributorët në rritjen e konsumit, pagimin e taksave dhe kënaqësinë konsumatore.

Kreditë e vogla konsumatore duhet të jenë të aksesueshme shpejt, pa mundim dhe në mënyrë dixhitale – ashtu siç kanë qenë prej vitesh në Evropë, Amerikë dhe tregje të tjera të zhvilluara. Megjithatë, për habi, vihen re disa perspektiva qe e shohin këtë lehtësi të aksesit ne financim si negative. Ndërsa shumë vende e matin progresin me atë se sa e thjeshtë dhe e shpejte është që konsumatorët të kenë akses në financim, vihet re qe shpesh promovohet mentaliteti i kundërt.

Në shumicën e ekonomive të zhvilluara, institucionet financiare janë të lidhura në kohë reale me bazat e të dhënave kombëtare, duke i lejuar ata të marrin informacionin e nevojshëm - si të dhënat e të ardhurave - në çast, dhe gjithçka me pëlqimin e klientit. Kjo thjeshton të gjithë procesin e miratimit të kredisë, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më efikas.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi