Vigjilja e Pashkës është kremtuar këtë mbrëmje (19 prill) edhe në kishën katolike të shënjtërve “Pjetri e Pali” në Lushnjë.

Qindra besimtarë katolikë kanë marrë pjesë në liturgjinë e drejtuar nga dom Paulini.

Kremtimet filluan në oborrin e kishës pranë zjarrit që u bekua dhe në fund u ndez qiriu që simbolizon zotin Jezu Krisht.

Pas hyrjes në kishë, të gjithë pjesëmarrësit morën dritë nga drita e zotit Jezu Krisht.

Kremtimet e Pashkës vijuan me meshën e shenjtë në kishën e shënjtërve “Pjetri e Pali”, ku besimtarët u lutën për paqe e begati në familje dhe uruan njeri-tjetrin për jetën që rilind pas vdekjes dhe fitoren e dritës mbi errësirën.


Lajmi kryesor:

Krishti u Ngjall! Mijëra besimtarë ortodoksë e katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin! Kryepeshkopi Joan e Arqipeshkvi Dodaj mesazhe shprese (VIDEO)