Krerët e disa organeve të rëndësishme të drejtësisë i kanë kërkuar Parlamentit ndryshimin e ligjeve kryesore të drejtësisë së re, të miratuara në vjeshtën e vitit 2016, pas ndryshimeve Kushtetuese. Report Tv mëson se ndryshimet ligjore janë kërkuar nga kreu i SPAK-ut Arben Kraja, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Inspektori i Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla si nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami.
Nisur nga problematikat e konstatuara në praktikë gjatë zbatimit të reformës në drejtësi gjatë 7 viteve, krerët e organeve të drejtësisë kanë propozuar ndryshime në ligjore në tre ligjet bazë; ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor, në ligjin për SPAK si dhe në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, miratuar në vitin 2016. Krerët e drejtësisë i kanë propozuar Kuvendit gjithashtu nevojën për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Kodin e Procedurës Civile, Kodin Penal, miratuar në vitet 1995-1996, por që janë ndryshuar me dhjetëra herë gjatë viteve.
Krerët e drejtësisë kërkojnë gjithashtu nga Kuvendi ndryshimin e ligjit për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, miratuar në vitin 2012 nën presionin e fortë të Brukselit. Ndryshimet konkrete do të paraqiten në një paketë të veçantë, bashkë me analizën për domosdoshmërinë e miratimit nga Kuvendit.
Ndërkaq, përfaqësuesit e mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, janë duke shqyrtuar nevojën ose jo për ndryshimin e ligjeve të drejtësisë. Megjithatë, ndryshimet e kërkuara në 7 ligje, kërkojnë një shumicë të cilësuar votash, ku si rrjedhojë kushtëzohen nga votat e Partisë Demokratike, e cila tashmë pothuajse kontrollohet nga Sali Berisha, i cili ndryshe nga Lulzim Basha, është një kundërshtar i përbetuar i reformës në drejtësi, bashkë me Ilir Metën.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.5%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2406
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Rama, Veliaj dhe SPAK
4 Maj, 15:26
-
‘Metamorfoza’, SPAK mbyll hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgohen për gjykim ish-shefi i Operacionales, ish-prokurori i Kukësit dhe 4 të tjerë
4 Maj, 09:55
-
Dyshime për financime ruse dhe para të pista në periudhën kur PD drejtohej nga Berisha, SPAK zbarkon në KQZ
3 Maj, 14:19
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike
3 Maj, 12:10
-
Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence
3 Maj, 11:10
-
Dumani kërkoi që prokurorët e SPAK të rikandidojnë, Manja: Jam në krahun e tyre, por Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se mazhoranca
3 Maj, 10:34
-
'Frontline'/ Prençi: Ka drejtorë në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të hënën ikin në SPAK! Valteri: Po vendosni gjoba! Veliaj ka bërë padi ndaj analistëve
2 Maj, 21:20
-
Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm
2 Maj, 18:17
-
Goditet rrjeti i mashtrimeve nëpërmjet Call Center në Europë, zbulohen mbi 10 mijë raste me dëm mbi 10 mln euro! SPAK: Bazë edhe në Tiranë, ja çfarë u sekuestrua
2 Maj, 16:37
-
Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023
2 Maj, 13:54
-
Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së
2 Maj, 12:22
-
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
2 Maj, 11:30