Kreshnik Spahiu: Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës

Kreshnik Spahiu: Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin kurti

Dorëheqja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës është shumë pak, sepse Kosova duhet tëheqi dorë nga Albini për të mos u larguar nga Amerika dhe Perëndimi.  Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sapo deklaroi: “Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”.

Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, tha ai. Zyrtarisht Albin Kurti ka krisur pa kthim marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE. Por kjo është pasoja e një kronike të paralajmëruar. Njeriu që dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte kryetar opozite, ka një mardhënie jo miqësore me SHBA.

Tensioni mes qeverisë Kurti shënoi kulmin kur ministrat e tij u ndalun të udhëtojnë në SHBA dhe sekratari i Shtetit Blinken e shmangu një takim me Kurtin në Samitin e Munihut. Prej disa vitesh Albin Kurti ka mbjellë farën e anti-amerikanizmit në Kosovē. Aktivistët e tij në Facebook më shumë shajnë Amerikēn sesa Serbinë dhe Rusinë.

Gradualisht votuesit e tij harruan që Kosovën e çliroi Amerika dhe Perëndimi, dhe jo Albini. Mosmirënjohja e turmës së Vetëvendosjes ndaj SHBA dhe Europës ka befasuar gjithë planetin. Trushpëlarët e Vetëvendosjes harruan që Amerika, Gjermania, Britania, Europa kanë shpenzuar gjak, djersë dhe miliarda dollarë për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit të pavarur. Djemtë e Europës dje i plagosën për kufijtë e shtetittë  Kosovës dhe jo për pushtetin e Albin Kurtit.

A e mendojnë kosovarët e Vetëvendosjes çfarë do ndodhte në Amerika do qëndronte neutrale në luftën e Kosovës ashtu siç qëndroi shumë kohë në Bosnje? A e dinë aktivistët e Vetëvendosjes se kundër Serbisë kemi luftuar disa shekuj pa Amerikën dhe nuk kemi krijuar dot shtet? Kjo është luftë. Rusia dhe Kina u solidarizuan me Vuçiç, ndërsa Albin Kurti nuk u koordinua me SHBA dhe BE.

Nëse e bën se është budalla apo e bën se e ka mision spiunazhi kjo s’ka rëndësi? Në të dy rastet Kosova duhet rreshtohet kundër Albin Kurtit dhe pro Amerikës, në të kundërt Kosova duhet përgatitet me braktisjen e Perëndimit dhe Plani B, është ndarja e Kosovës. Dhe nëse Kosova do votojë Albinin, atëhere do i duhet të luftojë kundër gjithë planetit: Serbisë, Rusisë, Amerikës, Europës dhe Kinës.

Atëhere do shikonim katundarët e Vetëvendosjes që kanë uniformë policia sa bythë do kishin të mbronin kufijtë dhe pavarsinë e Kosovës, nëse për ndarjen e saj do binte dakort së bashku Lindja dhe Perëndimi. Andaj sot nëse ju pyet dikush: “Qysh është situata në Kosovë?” Duhet ti përgjigjemi, ashtu siç e don Albini dhe hasmi jonë Rusia. Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës. Çdo minut pranë Albinit, janë vite larg perëndimit. Kosova nuk e meriton të shpallet non-grata nga Amerika. Lëreni vetëm Albinin në atë listë të zezë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/05/2023 22:17

    I dashur Kreshnik !Jam shume dakort me mendimet tuaja.Albini merr mesime tekSali Berisha.Ne keto kushte ai eshte armiku i Kosoves.E domosdoshme eshte qe te kuptohet nga populli Kosovar dhe te mos eci me "patriotizmin"e Albinit dhe te Vjoses

    Përgjigju
  • Igor: 30/05/2023 21:53

    Ju jeni Injorantet e Evropes dhe injoranti i pare eshte Kreshnik Spahiu qe nuk kupton fare se ku eshte faji ,Fajin nuk e ka Allbini por Perendimi pra flaka doti vihet Kosoves neqoftese nuk i kthehet Serbis por i japin fajin Allbinit nji Shqiptare dhe kombetare ma i miri qe ka patur dikur Kosova.

    Përgjigju
    • Lala: 31/05/2023 08:11

      Ashtu atdhetar.si esht e Mira e kosoves me pas ameriken DHE evropen ne Krah per ta mbrojt me albinin jasht Politike apo me albinin kryeminister DHE pa mbeshtetjen e evropes DHE shba? Kot pyes per kureshtje

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!