Kretë, arrestohet vrasësi i biologes amerikane Suzanne Eaton, një fermer 27 vjeçar

Zbardhet motivi dhe vrasësi i vrasjes së Suzanne Eaton, biologes molekulare amerikane, e gjendur e vrarë në një bunker në ishullin e Kretës.

Policia greke ka arrestuar një 27 vjeçar si të dyshuar për vrasjen e shkencëtares.

Sipas grupit hetimor, "Vdekja  e Suzanne Eaton duket se është shkaktuar nga asfiksia", duke theksuar se arsyeja për vrasjen është "abuzim seksual".

Sipas njoftimeve të medias lokale, abuzuesi seksual e ka marrë biologen në makinën e tij dhe më pas ka ushtruar mbi të dhunë.

Po sipas mediave, 27-vjeçari, i cili ka pranuar vrasjen e Suzanne Eaton, është një fermer i martuar dhe baba i dy fëmijëve nga Kreta.

Ai jeton në Kissamos, pak kilometra nga skena e krimit.

Hetuesit grek pohojnë se e kanë identifikuar autorin e krimit falë ADN dhe elementëve të mbledhur në bunker.

Eaton ndodhej në ishull për të marrë pjesë në një konferencë shkencore në Akademinë Ortodokse të Kretës dhe kishte humbur gjurmët që prej 2 korrikut.

Autoritetet raportuan se trupi i saj u gjet nga një banor vendas në Platania, zonë e Rethymno, rreth 10 kilometra nga zona ku autoritetet kishin përqendruar kërkimet e tyre.

 

I.C./r.k./Shqiptarja.com
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë vendimi për të bllokuar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti?