Kreu i ILD në komisionin e Ligjeve: Nuk ndihem i presionuar nga politika! Denoncimet për gjyqtarët të mos bëhen në media, por në rrugë zyrtare

TIRANË- Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve është shprehur se si drejtues i një institucioni të ri të drejtësisë nuk ndihet i presionuar nga politika. Ai tha se nuk ka ndjerë presion të asnjë lloj forme.

"Nuk ndihem, sepse Kushtetuta dhe Ligji ma kanë dhënë garancinë që të mos intimidohem nga politika, apo kushdo tjetër që bën në presion, po kam presion brenda vetes, nga familja, shoqëria, nga ju, në kuptimin e mirë të fjalës për pritshmërisë, këto janë presione të forta që flemë në darkë dhe zgjohemi në mëngjes. Presionet nga politika këtu është bërë çështje debati, kam qenë aktiv në reagime dhe publike dhe me deklarata edhe ndaj ministrave dhe në konferenca publike, së fundmi para një jave", tha Metani.

Para deputetëve të parlamentit, Metani është ndalur edhe te denoncimet publike të magjistratëve, ku vuri theksin se denoncime të tilla nuk duhet të bëhen më në media, por në rrugë zyrtare, pasi kjo do ishte e vetmja mënyrë për të krijuar një sistem që do të jepte rezultate konkrete dhe efekte pozitive në shoqëri.

"Mendoj që bëhet një kakofoni midis sulmit, kritikës apo intimidimit, mendoj që duhet ta ndajmë në 3 nivele, intimidimet ligjore apo institucionale dhe këto nuk i shoh, niveli i dytë është denoncimet, denoncimet bëhen publikisht, sugjeroj që denoncimet të mos bëhen në media, por në institucione dhe të respektohen institucionet dhe standardet e sistemit, me institucione të pavarura, të ndalojë denoncimi publik i magjistratëve që shkelin ligjit, dhe niveli i tretë është kritika ndaj punës së magjistratëve, çdo kush mund të shprehë një mendim për punën e drejtësisë, unë s'jam i mendimit kur flet drejtësia të heshtë, jo të flasim, gjetja e kufijve nuk është një pikë e jona e fortë, nuk ka pak raste të bulizmit të punës e magjistratëve. Reforma në Drejtësi do kohën e vet sepse është për shkak të mjedisit demokratik do kohën e vet", tha Metani.

Kjo pyetje vjen pas deklaratave të shumta të kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat për gjyqtarë të ndryshëm "KÇK" (Kap ça të kapës), ku më i fundit ishte rasti i një gjyqtari në Laç ku tha se ai po pengon rindërtimin në këtë zonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
'ONM na solli një letër anonime me informacione të rëndësishme', Metani: Kemi hetuar 3 anëtarë të KLP për konflikt interesi

Kreu i ILD-së, Artur Metani ka bërë me dije se janë vënë në hetim 3 anëtarë të KLP-së, për shkak të një letre anonime që u kishte ardhur nëpërmjet ONM. Në letër flitej për një konflik interesi të këtyre anëtarëve të KLP në hetime, por pas veprimeve të kryera, Metani tha se dosja u mbyll për shkak se nuk u gjetën prova.

"3 anëtar të KLP verifikimi nisi për shkak të një letre që na erdhi nga ONM i cili referonte një letër anonime, pa dyshim në bazë të ligjit letrat anonime ne nuk i gjykojmë, por informacioni ishte shumë i rëndësishëm, të paktën për ta parë njëherë se ca ishte, prandaj ne vendosëm që të bëjmë një verifikim, pasi u morën materialet u vlerësua se kishte nevojë për të kaluar në një fazë tjetër, për të kuptuar se ca kishte ndodhur dhe hetimi i u mbyll, dhe edhe pse ekzistonte në dukje, për të pasur një konflikt interesi që do të shërbente për shkak konflikti, kërkonte shumë element të tjerë që ne nuk patëm prova, për ne pati rëndësi konfidencialiteti i figurës sesa interesi momental i publikut", tha

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 19/05/2022 12:24

    Respekt per kryetarin e ILD zotin Metani.Me duket se eshte njeri serioz qe e respekton ligjin dhe vepron ne perputhje me te!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës