Kreu i kishës katolike apel qytetarëve: Koronavirusi është një kërcënim edhe për demokracinë

Kreu i kishës katolike apel qytetarëve: Koronavirusi është një kërcënim edhe për demokracinë

Kreu i kishës katolike, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, George Frendo ka bërë apel që të ketë më shumë kujdes për shëndetin e qytetarëve, pasi është rritur numri i personave të infektuar.

Në reagimin e tij, Frendo thotë se nuk mjafton vetëm apeli i Ministrisë së Shëndetësisë, pasi po përballemi me një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë.

Reagimi i plotë:

JU LUTEM: MË SHUMË KUJDES PËR SHËNDETIN E POPULLIT!

Këtë thirrje e bëj i nxitur nga dashuria për popullin tonë dhe nga interesi për të mirën e përbashkët.

A nuk na shqetëson situata e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë? Ka shumë ditë, që dëgjojmë për një numër të infektuarish gati çdo ditë më të lartë sesa ditën e mëparshme. Çdo ditë infektohen mbi njëqind veta. Kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet: asnjë makinë në fundjavë, shumë kufizime rreth daljes, autobusët nuk përdoreshin, një ditë madje dolën edhe kamionët ushtarake!!! Vërtetë, situata përshkruhej si një luftë!

Po tani? A jemi pajtuar me koronavirusin? Ose kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit? E çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit? Ministrja e shëndetësisë ka bërë shumë mirë, që shpesh herë ka apeluar për ruajtjen e masave për t’u mbrojtur kundër epidemisë. Por nuk mjafton fjala e Ministres.

Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyjë në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë.

Ju lutem: më shumë kujdes për shëndetin e popullit tonë!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 08/08/2020 01:24

    Ati yne mos e ngaterroni Demokracine me Biblen Cfare duhet te beni ju dicka humane dhe shpierterore .Beni qe Populli te rrespektoje ligjet dhe te shkoje ne pune sado pak merr ,gjate muajve paga ndryshon Jo te merret me Droge dhe te beje vrasje Vellane e tije Duket se moret dore tek ish Komunizmi ,dhe flisni per demokraci qe eshte Laike ska lidhje me Fete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ 68-vjeçari merret peng, një burrë e një grua e mbyllin në makinë dhe e kanosin për t’i marrë para

Elbasan/ 68-vjeçari merret peng, një burrë e një grua e mbyllin në makinë dhe e kanosin për t’i marrë para