Kreu i KLP porosit drejtuesit e prokurorisë në Fier dhe Vlorë: Mbroni interesat e publikut, s'duhet të mendojnë se disa janë të paprekshëm

Kreu i KLP porosit drejtuesit e prokurorisë në Fier dhe Vlorë: Mbroni interesat e publikut, s'duhet të mendojnë se disa janë të paprekshëm

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka kërkuar nga drejtuesit e prokurorisë në Vlorë dhe Fier që të mbrojnë interesat e qytetarëve. Sipas Ibrahimajt, qytetarët nuk duhet të kenë dyshime në denoncimet që bëjnë apo të mendojnë se disa janë mbi ligjin dhe për rrjedhojë s’mund të preken.

“Prokuroria përfaqëson interesat e shtetit në procese penale, ndaj dhe në këtë prizëm prokurorët duhet të kenë parasysh se me qëndrimin dhe veprimtarinë e tyre përfaqësojnë dhe duhet të mbrojnë interesin publik. Vetëm duke mbrojtur këtë interes, do të rritet besueshmëria e publikut, por edhe imazhi i prokurorëve në sytë e çdokujt. Reforma në drejtësi, Vettingu si një proces kyç, pavarësisht ngadalësimeve dhe të metave që mund të evidentohen gjatë rrugës, duhet të pasohet pikërisht nga ndjenja e përgjegjësisë në raport me publikun, shtetin e së drejtës, dhe ndëshkueshmërisë, bazuar në prova dhe fakte. Kjo është mënyra e duhur që nesër qytetarët të mos kenë dyshime në denoncimet që bëjnë, apo që të vijojë ideja se disa janë mbi ligjin dhe për rrjedhojë s’mund të preken. Jeni në anën e duhur për sa kohë publiku do të ketë besim tek ju” u shpreh kreu i KLP.

Takimi me drejtuesit e prokurorisë së rrethit Fier dhe Vlorë, Violeta Shkurta dhe Erion Çela, u bë një ditë më parë. Ndërsa Ibrahimaj ishte i shoqëruar edhe nga anëtari i këtij KLP, Vatë Staka. Kreu i KLP-së, pasi u njoh edhe me një sërë problematikash për dy prokuroritë respektive, propozoi një bashkëpunim me të ngushtë me prokurorët në përmirësimin e punës së tyre. Ibrahimi dhe Staka siguruan mbështetjen e Këshillit duke i propozuar prokurorëve edhe bashkëpunim lidhur me dy rregulloret e reja sa i përket lëvizjeve paralele dhe asaj për ngritjen në detyrë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 10/07/2020 19:28

    Ate fshatarin e gjore qe ka mbjellur ca rrenje canabis ne burg legenin, kurse bosat qe u sjellin faren vijne dhe ju a marrin dhe e cojne pertej detit "maliqi" as fijen e flokut nuk ju a prek. BRAVO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS