Kreu i KLP-së: SPAK-u i ka bërë gati dhëmbët! Ekspertët po trajtohen nga FBI-ja

Kreu i KLP-së: SPAK-u i ka bërë gati dhëmbët! Ekspertët po trajtohen nga FBI-ja

TIRANE-Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi e parashikon të shpejtë ditën kur do të nis punë SPAK, Prokuroria Speciale, e cila mund të hetojë majën e piramidës së pushtetit. “Pavarësia e prokurorëve të SPAK ka edhe një dimension tjetër përveç çlirimit të lidhjes hierarkike që në fakt kanë ekzistuar në të kaluarën. Këshilli vetëm mund ta shkarkojë një prokuror të prokurorisë së posaçme, por edhe këtë gjest ekstrem mund ta bëj vetëm me ⅔ e anëtarëve të Këshillit.

Ju siguroj që përvoja e këtyre 6-7 muajve të parë të Këshillit sugjeron se arritja e mazhorancës sidomos për këto çështje kaq kontradiktore siç është ndëshkimi i prokurorit të Prokurorisë së Posaçme është pothuaj i pamundur që të arrihet. Pra pavarësia e tyre ka edhe një dimension tjetër të rëndësishëm- ato shërbejnë për një mandat 9 vjeçar që nuk e kanë prokurorët e tjerë. Ajo çfarë pritet nga SPAK është një cilësi tjetër, një thellim tjetër dhe një forcë goditëse tjetër. Ju ndoshta më pyesni: A i ka SPAK dhëmbët për ta bërë këtë- siç ju e bëtë këtë pyetje. Pa dyshim që i ka. Dhëmbët, natyrisht që marrin forma të ndryshme kur flasim për institucionet e drejtësisë” tha Ibrahimi te 'Përballë'.

Prokurorët e SPAK do të punojnë me oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke shmangur edhe lidhjet me policinë e shtetit.  “Prokuroria shqiptare gjithmonë ka pasur nevojë për ndërmjetësim dhe ndihmën e policisë së shtetit për të hetuar krimin. Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka për Zot, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo ndihmon edhe në konfidencialitetin dhe sekretin e hetimeve sepse gjithçka aty konsumohet brenda një trupe të vogël njerëzisht. Këto historitë me përgjime që dalin lart e poshtë shpresoj të mos i dëgjoj më, për shkak të faktit që do të jetë vetëm një grup ekskluziv njerëzish shumë i ngushtë që do të ketë akses në dokument”u shpreh kreu I KLP-së.

Sipas Ibrahimit SPAK do të nisë punë më herët se Byroja Kombëtare e Hetimit. Për këtë arsye është parashikuar dhe një zgjidhje tranzitore. “FBI do të trajnojë NBI - ky është akronimi në anglisht i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Natyrisht që bëhet fjalë për një trajnim disa mujor, në bazën më të madhe të trajnimeve të FBI-së. Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka për Zot, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo ndihmon edhe në konfidencialitetin dhe sekretin e hetimeve sepse gjithçka aty konsumohet brenda një trupe të vogël njerëzisht. Këto historitë me përgjime që dalin lart e poshtë shpresoj të mos i dëgjoj më, për shkak të faktit që do të jetë vetëm një grup ekskluziv njerëzish shumë i ngushtë që do të ketë akses në dokumente” tha Ibrahimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët