Kreu i Konfindustrisë për Report Tv: Garancia sovrane për biznesin e madh vendim i mirë, por duhen detajuar SHIFRAT

TIRANË - Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë në një lidhje me Skype për Report Tv, mbështet paketën financiare të qeverisë për punonjësit që kanë mbetur pa punë si pasojë e mbylljes së bizneseve me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë nga pandemia COVID-19. Ai tha se është vendim i mirë që qeveria shqiptare ka dalë garante në banka për kredi për biznesin e madh me xhiro mbi 14 milionë lekë. Por gjatë intervistës për Report Tv, Buxhuku theksoi se duhet detajuar se sa është garancia sovrane që qeveria vë në banka që rrjedhimisht përkthehet në shumën që biznesi i madh do marrë kredi në bankë. Po ashtu është ende e paqartë se deri në çvlera biznesi mund të marrë kredi për rimëkëmbjen gjatë qëndrimit mbyllur nga situata me koroanvirusin ashtu sikundër edhe për shlyerjen e pagave të punonjësve.

"Është një veprim pozitiv në fakt por duhet parë se si do të zbatohet në praktikë pasi bizneset e kanë shumë të vështirë të kreditohen për të paguar pagat. Keni parasysh gjendja e vështirë ekonomike e Shqipërisë nuk filloi krizën qoftë me tërmetin aq më tepër me situatën nga koronavirusi. Ekonomia shqiptare ka qenë problematike gjithë këto vite, kështu që mendoj se kthimi në praktikë i kësaj mase të lavdërueshme të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë duhet parë në praktikë se si do të përfundojë.

Në fakt duhen detajuar dhe përcaktuar edhe termat real dhe të gjitha procedurat reale se sa është garancia sovrane që qeveria ka vënë edhe në rast të shtimit të kredisë, pasi duhet të kihet parasysh që duhet të jemi shumë të kujdesshëm me sektorin bankar, nuk duhet të luajmë shumë se bankat janë biznes në vetvete, dhe në fakt u duhet lënë më shumë diskrecion në zbatimin e kontratave. Por në çdo rast theksoj është vendim i mirë që qeveria shqiptare ka dalë me një garanci sovrane në mënyrë që të gjithë ato biznese që e ndjejnë se kanë mundësi për të marrë kredi në një kohë të tillë, le t'i marrin dhe të vazhdojnë punën", tha për Report Tv kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale