Kreu i KQZ-së Celibashi thirrje partive politike: Dorëzoni brenda afateve dhe jo në moment të fundit emrat e kandidatëve për deputet

Kreu i KQZ-së Celibashi thirrje partive politike: Dorëzoni brenda afateve dhe jo në moment të fundit emrat e kandidatëve për deputet

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit emrat e kandidatëve për deputet, siç ndodhi me koalicionet, ku ai i opozitës u dorëzua në 11:40 të 24 shkurtit. 

Celibashi shtoi se duhet të vlerësojnë situatën e pandemisë dhe t’i japin një mundësi administratës së KQZ-së që të përpunojnë/administrojnë dokumentacionin në përputhje me protokollet e shëndetësisë.

"Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë bren sda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollethëndetësore.", shkruan Celibashi në postim.

Kjo thirrje vjen kur ka mbetur pak javë nga zgjedhjet e 25 prilllit. Vetëm pak ditë më parë, 24 shkurt përfundoi dhe afati i regjistrimit të koalicioneve të partive politike. Pjesë e koalicionit opozitar do të jetë PR-ja me Fatmir Mediun, PAA-ja e Agron Dukës, PDIU me Shpëtim Idrizi, PDK-ja me  Nard Dokën, në total 12 parti. 

Ndërkohë koalicioni tjetër qeveritar është ai Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa të cilët do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Ndërsa për sa i përket LSI-së do të dal e vetme në zgjedhje për të krijuar një koalicion pas zgjedhor me PD-në. PS-ja do të jetë e vetme dhe ka theksuar se i vetmi 'koalicion do të jetë ai me popullin'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Meta mbështet thirrjen e KQZ-së: Sa më shumë parti dhe kandidatë, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit

Pas thirrjes së kreut të KQZ-së Iliran Celibashi drejtuar partive politike për dorëzimin e listave të kandidatëve brenda afatit, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta duke thënë se mbështet këtë thirrje.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pa kapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së