Kreu i OKB-së, Guterres: Toka po helmohet, duhet të reagojmë pa u 'fundosur'

Kreu i OKB-së, Guterres: Toka po helmohet, duhet të reagojmë pa u 'fundosur'

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mbajti nje fjalim në Kanada për diversitetin dhe ngriti shqetësimin për dëmin që po i shkaktohet mjedisit. Ai i ka tërhequr vëmendjen zyrtarëve të pranishëm dhe ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë njerëzit që të ruajne dhe të mbrojnë mjedisin dhe qëniet e gjalla.  Guterres tha se nësë vazhdojme me këto ritme, do e shkatërrojmë mjedisin dhe gjithë "zinxhirin" që vijon me gjallesat. Sipas medias së huaj, Outney paraqitet një situatë alarmate për të ardhmen dhe Guterres e quan periudhën në të cilën po kalon mjedisi "një kohë lufte"dhe se njerëzimi ka krijuar "kaos" me mjetet e shkatërrimit. Gueterrës thotë se është momenti që vendet tani "të bëjnë paqe” me natyrën. Në fjalimin e tij theksohet fakti se toka dhe uji po helmohen me kimikae të ndryshme çdo dite he të gjitha këto pasoja do t'i kenë edhe njerëzit, jo vetëm mjedisi. 

“Toka, uji dhe ajri po helmohen me kimikate, pesticide dhe plastikë. Njerëzimi është kthyer në një armë të madhe të shkatërrimit në masë me një ambicie të pafundme për rritje ekonomike të pakontrolluar dhe disproporcionale. Ne po eleminojmë veten duke e trajtuar natyrën si një letër higjienike", tha kreu i OKB-së.

 

Ai tha se shkatërrimi i natyrës dhe biodiversitetit shkakton shkatërrim edhe te jeta e njerëzve dhe duhet ta kuptojmë sa më shpësh. “Këtë kosto e masim me papunësinë, urinë, sëmundjet dhe vdekjet. Me shkatërrimin e ekosistemit parashikohet që humbjet vjetore deri në vitin 2030 të jenë 3 trilionë dollarë. Ndërkohë na presin çmime shumë më të larta për ujin, ushqimin dhe energjinë”, tha Guterres.

Gjithashtu theksoi rëndësinë e asaj konference dhe tha se mund të jetë rasti i "fundit" ppër të diskutuar ërkëtë temë, pasi mund të jetë shumë vonë, kështu që duhet të reagojmë sa më parë të jetë e mundur pa gjetur justifikime. Guterres shtoi se “Duhet të shmangemi nga justifikimet dhe zvarritjet. Duhet të mbahen edhe premtimet e dhëna”.Ai u bëri thirrje qeverive që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare të guximshme në luftën me biodiversitetin. Konferenca e parë e cila njihet edhe si COP15 u mbajt vitin e kaluar në Kinë. Konferenca në të cilën marrin pjesë mbi 17 mijë pjesëmarrës dhe 900 media do të vazhdojë deri më 19 dhjetor.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë e komunizmit

'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë e komunizmit