Kreu i PD në një fasoneri në Lezhë: Taksat të kthehen në shërbime, duhet një qeveri që paratë i çon te qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit sot me sipërmarrësen e një fasonerie ne Lezhë tha se prioritet absolut gjatë pandemisë duhet të jetë ndihma financiare për qytetarët dhe bizneset. Sikurse premtoi se me ardhjen në pushtet do të ulë çmimin e energjisë, naftës dhe do sjellë stabilizimin e kurseve të këmbimit.

Administratorja e biznesit Brunilda Shytaj i tha Bashës se pandemia ka shtuar vështirësitë.

"COVID-i na ka shkatërruar psikologjikisht, ekonomikisht, gjithsecilin në çdo anë. Punonjëset pa punë, familjare të gjitha. Mbështetje nuk kemi. Kemi ardhur nga emigrimi për një jetë më të mirë, problemi qëndron që duhet të rikthehemi prapë në janar. S’kemi ç’të bëjmë për fat të keq! Këto janë kushtet që ofron vendi ynë për momentin. Ishin 40 në mars dhe arritëm këtu", tha ajo.

Kreu i Demokratëve, listoi gjatë vizitës në fasoneri, një sërë masash që sipas tij qeveria e demokratëve do të marrë për të shpëtuar biznesin në vend nga kriza.

" Ky është plani ynë. T'i japim çdo sipërmarrësi 200 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës që rikthen në punë. Për shembull në qofte se ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën apo më shumë të marrësh 200 mijë lekë të vjetra për këdo nga ata që do rikthesh në punë për 6 muaj. Pra, kjo është ndihma e parë. Ndihma e dytë që mund t'ju japim është akses në kredi me garanci nga shteti, me një interes jo më të lartë se 2%, ku bie fjala për shpenzime operative apo investime kapitale. Në qoftë se ju duhet për të marrë borxh, për të marrë rrogat e punonjësve, 0%. Të paktën me këto dy hapa ju do ta kishit pak më të thjeshtë", tha ai.

Basha u shpreh se numri i mjekëve në raport me popullsinë është i ulët për shkak se Shqipëria investon më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Për të dalë nga kjo situatë, kryedemokrati kërkoi bashkimin e shqiptarëve për të sjellë një qeveri që sipas tij, punon për ta. 

"Pra, ka një rrugë, nuk ka pse të jetë kështu. Nuk ka pse të jetë gjendja kështu, ka mundësi. Në qoftë se ka mundësi Kosova, ka mundësi Maqedonia, ka mundësi dhe Shqipëria ta bëjë, por ka munguar vullneti. Kanë nxituar për t’i marrë lekët për t’ia çuar një grushti klientësh, në vend që të ndihmojnë njerëzit, të ndihmojnë ekonominë. Dhe unë të garantoj që kësaj do t'i japim fund dhe nuk duhet ta lëshojmë veten, do të bëhemi bashkë, duhet të jemi bashkë, të gjithë. Me ju në krah, me të gjithë shqiptarët e ndershëm në krah, pavarësisht prej bindjeve politike do bëjmë të mundur që taksat e shqiptarëve të shkojnë në radhë të parë te shqiptarët. Se të gjithë nga ju paguani taksa. Kushdo paguan taksa. Edhe ajo TVSH-ja që paguan kur blen ushqimet, prapë shkon në buxhetin e shtetit. Për çfarë harxhohet? Kjo është çështja. Unë ju jap fjalën që prioriteti absolut do të jetë ndihma financiare për çdo familje dhe ndihma për ekonominë. Pastaj edhe kjo puna në mes të pandemisë, ju nuk punoni, vijnë ju sjellin prapë taksat, gjobat, çdo gjë, faturat, - u shpreh ndër të tjera Basha

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/12/2020 04:16

    JO fasoneri,por RROBAQEPSI.Ju te paret,si gazetare duhet te ruani e perdorni shqipen.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 03/12/2020 16:07

    O shalqi me prove, ku do i gjesh 200,000 te vjetra per c'do punonjes?? Jo per gje po ti s'mbledh as taksa nga ata qe kane fitim te larte!!! Do marresh dhe kredi garanci nga shteti 2% per te gjith shoket/votuesit e tu. PO ama do i paguajne borxhet e sipermaresve ata qe s'kane biznes (dmth ne qe punojme). Biznesi po s'beri fitim teknikisht do te thote qe s'ekziton dot. Po flasim per biznes te mirfillte jo biznese pastrim parash!!!!!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 03/12/2020 15:47

    Lul artisti i filmave te kategorise C, premton ne pergjithesi (po jo konkretisht psh: c'fare ligji taksativ do ndryshoj) se do e ndihmoj kete zonjen dhe gjith si ajo. Po mire mo malukat, taksat jan hequr deri ne 2029, ti ca tjeter do besh? Do lejosh qe kjo zonja te raportoj page te ulet te punonjsve qe te paguaj takse siguracioni me pak? Apo do i blesh gjithe produktet qe kjo te bej fitim???? THUAJE KONKRETISHT o shalqi me prove!!!!!

    Përgjigju
  • Karadakliu: 03/12/2020 14:53

    Jo qeveri qe zvogelon kaosin e varferine shqiptare.Por nje Qeveri si te Salihut e Bashes, qe parate,si Basha ne Kliamash, i qone te xhepat e tija,jo te xhepa te popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali