Kreu i PD, pas Olldashit, edhe
Basha nesër në Tropojë e Has

Kreu i PD, pas Olldashit, edhe<br />Basha nesër në Tropojë e Has
TIRANË – Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar simpatizantët e tij në veri se nesër do të zhvillojë tri takime radhazi me ta:  në Tropojë, në Has dhe Rrëshen. Dy ditë më parë, në Tropojë ka qënë dhe rivali i tij, Sokol Olldashi.
 
Basha e ka postuar sot ftesën e tij në profilin e “Facebook”-ut:  “Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike të Tropojës, Hasit dhe Rrëshenit, të dashur miq!

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçante t’ju ftoj më datë 11 korrik 2013, në orën 10:00, në Pallatin e Kulturës në Tropojë;  në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës në Has dhe në orën 15.00 në Pallatin e Kulturës në Rrëshen për një bashkëbisedim të hapur e miqësor, gjatë të cilit do të kem privilegjin të diskutoj e të ndaj me ju e me të gjithë anëtarësinë e PD-së së Tropojës, Hasit dhe Rrëshenit, platformën time për detyrën e lartë të kryetarit të PDSH-së dhe për fitoren tonë të përbashkët,” – përfundon Basha.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira