Kreu i PD-së Greqi për Report Tv: Qeveria ta kishte gjetur zgjidhjen më përpara, shqiptarët viktimë të raportit Greqi-Shqipëri

Fatmir Gjoci, kreu i PD-së Greqi në një lidhje në edicionin informativ në Report Tv, në lidhje situatën kaotike që është krijuar në Kakavijë thotë se qeveria duhet ta kishte gjetur zgjidhjen më përpara sepse një radhë pritej që të ndodhte për shkak të vendosjes së kushteve. Ai thotë se shqiptarët po bëhen viktima të raportit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Gjoci i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe shtetit grek të mos i keqtrajtojnë shqiptarë që kanë ndërtuar prej vitesh jetën e tyre.

"Gjendja aktuale është një tmerr për të gjithë emigrantët që ndodhen në radhë të gjata për të kaluar në shtetin helen. Këtë verë shumë emigrantë kanë ardhur jo vetëm për të bërë pushimet, por edhe për pasaportat. Kemi një fluks shumë të madh se u mbaron afati për pasaportat. Gjendja alarmante e pandemisë ka bërë që njerëzit të mos të vijnë për pushime, por për të eliminuar karantinën dhe testimin. Nuk ka ndodhur asnjëherë në histori një radhë e tillë, është e pafalshme vjen në sajë të mungesës së dëshirës për të garantuar planet e qeverisë, për të gjetur një rrugëzgjidhje, pasi kjo situatë do të ndodhte, nuk kishte nga të shkonte. Qeveria duhet të kishte gjetur zgjidhjen më përpara. Rama duhet të kontaktojë me shtetin grek për të gjetur zgjidhje, pasi emigrantë shqiptarë po bëhen viktimë e raportit mes Greqisë dhe Shqipërisë. I bëj thirrje jo vetëm Ramës, por edhe shtetit grek të mos i trajtojë si bagëti këta emigrantë që kanë ndërtuar prej vitesh jetën e tyre në Greqi", tha Gjoci.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 14/08/2020 14:50

    Po ca faj ka qeveria ketu qe greku eshte nje shtet qelbesira qe ka 100 vjet qe masakron shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë kërkimet për zhdukjen e 3-vjeçarit, kontrollohen 15 shtëpi në Has!

Vijojnë kërkimet për zhdukjen e 3-vjeçarit, kontrollohen 15 shtëpi në Has!