Kreu i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve letër Ramës: Sillni fëmijët shqiptarë në shtëpi! Në Siri ka më shumë se 50 Alvinë

Kreu i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve letër Ramës: Sillni fëmijët shqiptarë në shtëpi! Në Siri ka më shumë se 50 Alvinë

Altin Hazizaj , Afrim dhe Alvin Berisha, kryeministri Rama

TIRANE- Kreu i qendrës për Mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri Altin Hazizaj i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur publike ku kërkon kthimin urgjent të fëmijëve shqiptarë që qëndrojnë të izoluar në kampet famëkeqe në Siri.

Hazizaj thotë se në Siri ka rreth 50 fëmijë shqiptarë që pa dëshirën e tyre jetojnë në kushtet e konfliktit të armatosur në Siri, vënë theksin se Alvin Berisha, nuk është i vetmi fëmijë shqiptar që rrezikon jetën në kampin sirian

Letra e plotë

Ju drejtohem me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar kthimin urgjent tëtë gjithëfëmijëve shqiptarë që ndodhen dhe vuajnë në kampet famëkeqe në Siri, në Shqipëri. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, janë rreth 50 fëmijë dhe të mitur shqiptarë që ndodhen prej vitesh ose kanë lindur në kampet famëkeqe të ISIS dhe që jashtë dëshirës së tyre janë bërë pjesë e konfliktit të armatosur në Siri.

Asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar! Asnjë fëmijë nuk është përgjegjës për krimet e prindërve të tij!

I nderuar Z. Kryeministër,

Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të shprehur shqetësimin e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), organizata më e vjetër e të drejtave të fëmijëve në vend, por edhe atë personal, që asnjë fëmijë shqiptar nuk duhet të jetë viktimë e luftimeve në Siri!

Për këtë ne kërkojmë angazhimin tuaj si Kryeministër, por edhe si baba i dy fëmijëve: A nuk do të kishit vajtur edhe Ju në fund të botës për të gjetur fëmijët tuaj dhe për t’i sjellë ata në shtëpi? Të gjithë ne, prindër të prekur nga ky konflikt, qytetarë të thjeshtëapo të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, sot kemi një thirrje për ju dhe Qeverinë tonë: SILLNI FËMIJËT TANË NË SHTËPI!

Alvin Berisha, 11 vjeç, nuk dihet nëse është gjallë! Jeta e tij është në duart tuaja! Si Alvini janë me dhjetra fëmijë shqiptarë që presin që Qeveria e tyre t’i shpetojë nga vdekja e sigurt! Ne kërkojmë kthimin në shtëpitë e tyreedhe të Evës, Endrit, Fatimes, Esmas, Belkizes, Suejditdhe të gjithëfëmijëve që sot ndodhen nëkampe në Siri.

Z. Kryeministër, CRCA/ECPAT Shqipëri, ju kërkon nisjen me urgjencë të të gjitha procedurave për gjetjen, marrjen në mbrojtjedhe kthimin në Shqipëri, të fëmijëve shqiptarë viktima të konfliktittëarmatosur! Shteti shqiptar dhe Ju personalisht keni një miqësi të provuar me drejtuesit e shtetit Turk, ndaj ne ju kërkojmë sot publikisht: mos e lini këtë miqësi të duket e bukur sa për foton apo takimin e rradhës! Përdoreni atë për të shpëtuar jetë fëmijësh! Forca juaj nuk duhet të ndalet deri sa edhe fëmija i fundit të jetë kthyer në Shqipëri!

Altin Hazizaj

Drejtor Ekzekutiv

CRCA/ECPAT Shqipëri

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/10/2019 10:38

    Në asnjë mënyrë sepse gjith këta vite, këta femije nuk kanë më zakonet e Arbrit. Kthimi i tyre do të përbënte problem për komunitetin.

    Përgjigju
  • Erik: 22/10/2019 08:16

    Dhimbje koke per vendin kur keta njerez iken vete ne Siri pa pyetur njeri, hall me i madh per t'i sjell tani prej andej. Ne te dy rastet fajin ia lene shtetit, trushplaret tashme jane amnistuar dhe po sillen si viktima. Madje i kerkojne edhe llogari shtetit. Gjithesesi femijet jane te pafajshem dhe duhet te kthehen ne Shqiperi, por prinderit e tyre duhet te denohen per veprimet qe kane bere.

    Përgjigju
    • Vlash Curri: 22/10/2019 11:04

      bash bukur ke folun

  • Emi: 21/10/2019 23:51

    Shqipnis nuk itereson fare se ku i ka femite e vete per 30 vjete. Shqiptaret jan tash 30 vjet rrugash dhe nuk di se ku i ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit