Kreu i ri i SPAK/ KLP verifikon pretendentët: Të tre kandidatët plotësojnë kushtet për t'u futur në garë

Kreu i ri i SPAK/ KLP verifikon pretendentët: Të tre kandidatët plotësojnë kushtet për t'u futur në garë

Edvin Kondilli, Adnan Xholi dhe Altin Dumani

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka verifikuar tre kandidaturat për kreun e ri Prokurorisë së Posaçme. Në njoftimin e KLPS-së thuhet se të tre kandidatët, Edvin Kondili, Adnan Xholi, Altin Dumani i plotësojnë kushtet për t’u futur në garë.

Xholi, Dumani dhe Kondili do të jenë në garë me njëri-tjetrin për një mandat tre vjeçar në SPAK, teksa finalizimi i kreut të ri do të bëhet me votat e 11 antarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën 19 dhjetor, ditë që përfundon edhe mandati i kreut aktual, Arben Kraja. Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurentët kryesor të Arben Krajës, por që nuk ia dolën.  Nga ana tjetër Adnan Xholi, me eksperiencën e drejtuesit në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për herë të parë synon kreun e SPAK. 

Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar.

Si zgjidhet kreu i SPAK?

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas nenit 148/dh, pika 3, të Kushtetutës, emërohet me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreu të SPAK-ut është 3 vjet dhe nuk ka të drejtë që të rizgjidhet për një mandat të dytë. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite.

Por cili prej tre kandidatëve në garë ka shansin të zgjidhet kreu i ri i SPAK?
Një ndarje korrekte do të ishte triumfi me 6 vota nga 11 në total të anëtarëve të SPAK, siç Arben Kraja mundi të fitonte në 2019-ën. Por në kushtet e tre kandidatëve në garë ky kombinim nuk është i lehtë, edhe pse jo i pamundur. Tre kandidatët tashmë duhet të shtrijnë influencën e tyre tek KLP, teksa u duhet të bindin anëtarët e kësaj të fundit për vota. Nuk ka një ndarje perfekte për emrin favorit, gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim, por surpizat nuk përjashtohen.

Cilat janë kompetencat e kreu të SPAK?
Kreu u SPAK është më shumë një administrator i institucionit dhe nuk ka asgjë në dorë të ndikojë mbi dosjet. Ai nuk mund t’i japë udhëzime një prokurori për hetimet. Kjo është e ndaluar me ligj. Por, kreu i SPAK-ut u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre, koordinon punën e agjencitë dhe institucionet e tjera, paraqet buxhetin për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në Kuvend, paraqet në KLP raportin vjetor të punës së SPAK-ut, thërret në mbledhje prokurorët e posaçëm, nxjerrë vetëm udhëzime të përgjithshme pa ndërhyrë në hetime për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit si dhe miraton rregulloret e firmosura nga drejtori i Byrosë së Hetimit. Gjithashtu, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i jep ‘ok’ kreu të Byrosë për emërimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Edhe gjatë mbledhjeve të SPAK-ut, kryeprokurori ka të drejtë vetëm të japë mendime dhe të diskutojë. Kreu i SPAK-ut jep mendime për rregulloren e brendshme administrative të organizimit të SPAK, lidhur me përshkrimet e punës të të gjitha kategorive të nëpunësve civilë, për ngritjen e komisioneve të brendshme sipas nevojës, mbi projektbuxhetin si dhe diskuton çdo çështje tjetër me rëndësi për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 21/11/2022 13:38

    Te tre plotesojne kushtet me trimi duhet te jete kryetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës