Kreu i SPAK te ‘Ligjet’: Presion nga politika? Kanë punën e tyre, unë s’e ndiej! Asnjë zyrtar i lartë shkelës i ligjit s’ka ‘imunitet’ për ne! Majko-Xhafaj: Zbardhni dosjet prioritare

‘Politika ka punën e vet, edhe me sulmet! Unë se ndjej presionin në punën time’.

Me këtë mesazh iu përgjigj kreu i SPAK Altin Dumani pyetjeve të ligjvënësve nëse ka presione apo tentative për ndikim nga politikanë në punën e përditshme të Prokurorisë së Posaçme, teksa shpalosi raportin e punës për vitin 2022 në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Ai u kujdes t’ia thoshte deputetëve se askush nga zyrtarët e lartë nuk ka imunitet në ‘sytë e SPAK’ teksa u premtoi se shumë shpejt do të kenë rezultatet konkrete.

“Pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të gjithë. Ne jemi të vetëdijshëm. Ne pas një viti do të flasim, do të jemi sërish këtu por ajo që jua them me bindje se askush nuk ka asnjë imunitet nga ndjekja penale për ne. Ne kemi nën hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultate tona”, tha Dumani.

Vlerësimin për punën e deritanishme të punës së SPAK por edhe të tijën personalisht, Altin Dumani e mori nga të gjitha palët politike, teksa deputetët ishin unik edhe në kërkesën e tyre që Prokuroria e Posaccme duhet të ishte më efektive në zbardhjen e dosjeve proritare dhe me më shumë sensibilitet publik.

“Unë e vlerësoj pozitivisht punën tuaj gjatë vitit 2022. Impakti juaj në institucionet ligjzbatuese është i dukshëm. Vlerësoj faktin që ky institucion mbetet ndër më të besueshmit në të gjithë piramidën e institucioneve. Të rriten hetimet prioritare. Të shohim më shumë hetime pro aktive për çështje me ndjeshmëri publike”, tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili e kishte edhe një paralajmërim të fortë për Dumanin.

“Disa njerëz peng të mëkatit kundër tyre tentojnë t’ju rrethojnë ju dhe drejtësinë e re, individë që mbeten kundërshtarë të reformash, me thika në gojë dhe shishe benzine për ta djegur këtë reformë. Nëse ju nuk tregoni rezultate konkrete do të keni të vështirë. Duhet të jepni shembullin e fortë”, tha Xhafaj.

Të japë shembullin personal në kreu të SPAK, Dumanit ia kërkoi edhe deputeti demokrat, Gazment Bardhi, kur i tha që miti i të paprekshmëve në Shqipëri thyhet vetëm me kontributin e tij.

“Unë kam një këshillë tërësisht personale. Ju takon juve si drejtues i prokurorisë që të hidhni i pari hapin që të jepni shembull. Unë pres që të jetë drejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri”, tha Bardhi.

Kritikues me raportin e sjellë nga SPAK në Kuvend ishte deputeti socialist Pandeli Majko, i cili i kërkoi më shumë informacion të detajuar. Majko kërkoi vlerësimin individual të performancës së prokurorëve, kërkesë të cilët iu bashkuan edhe ligjvënësit etj. Majko ngriti shqetësimin se pse prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu nuk hetohen dhe të ccohën para drejtësisë, por kreu i SPAK tha se jo të gjithë janë pjesë e kompetencës së institucionit që ai drejton.

“SPAK nuk është kompetente për ata që janë larguar nga procesi i vettingut. Ne kemi në kompetencë vetëm disa kategori gjyqtarësh”, tha Dumani.

Kreu SPAK, Altin Dumani raportoi fillimisht në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejton vitin e kaluar. Dumani deklaroi shifra për punën e deritanishme ndërkohë që ka thënë se hetime dhe vendime të rëndësishme janë marrë për dënimin e zyrtarëve të lartë apo edhe luftën kundër korrupsionit.

Me krenari ai tha se mbi 100 mln euro pasuri është konfiskuar me vendim të GJKKO pas punës së SPAK në të gjithë këto vite.

"E them këtë me krenari. Kemi edhe një diversifikim të llojeve të pasurive që kemi sekuestruar. Si ndahen lekët? Institucionet aplikojnë me projekte dhe ka shumë institucione që kanë përfituar. Gjithashtu ka edhe shoqata apo OJF që aplikojnë me projekte", tha kryetari i Prokurorisë së Posaccme kundër Korrupsionit ndhe Krimit të Organizua.

Dumani në prezantimin e raportit vjetor tha se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendime për 4 persona të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë.

Gjatë dy viteve, konkretisht 2020-2022, rezulton se në total nga Prokuroria e Posaçme janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ku përfshihen ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, mes të cilëve politikanë, ish-gjyqtarë dhe kryetar bashkie.

Ndër këto janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim: 8 procedime penale me 8 të pandehur (ish-Gjyqtar);  3 procedime penale me 3 të pandehur (ish-Prokuror);  1 procedim penal me 2 të pandehur (ish-Deputet); 1 procedim penal me 1 të pandehur (ish-zv.Ministër);  1 procedim penal me 1 të pandehur (anëtare KPK); 4 procedime penale me 4 të pandehur (ish-Kryetar Bashkie).

Në raportin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thuhet se gjatë vitit 2022 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 42 persona. Ajo që vihet re është ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore me vendet partnere. Në listë rezultojnë 11 grupe pune të reja me vendet si Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera, ku në fokus është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dumani në raportim tha se gjatë vitit 2022 janë nisur 107 procedime penale me 40 persona nën akuzë. Ai nuk la pa përmendur edhe rritjen e pasurive të konfiskuara.

Dumani tha se në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAK duhet nënvizuar se gjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH. Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar. Ka ende vende vakante.

Në fund të mbledhjes Komisioni i Ligjeve i përsëriti disa kërkesa Dumanit për një raport më të detajuar vitin e ardhshëm, teksa shpejt do t’i përgatisë një dokument me rekomandime të reja.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Bardhi-Dumanit: Keni bërë punë të mirë! Jepni shembull personal dhe thyeni mitin e të paprekshmëve

 

Ashtu si deputetët e mazhorancës, edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi ka vlerësuar punën e Altin Dumanit në krye të SPAK.  

“Unë i bashkohem analizës së z. Xhafaj duke e vlerësuar punën e z. Dumani. Ndryshe nga 3-vjecari i parë që ishte për konsolidim tani ka ardhur koha e rezultateve. Ju thatë z. Dumani që në vendimmarrjen tuaj nuk ndikoheni nga politika. Por zakonisht politika ndikon që ju të mos merrni një vendim. Unë kam një këshillë tërësisht personale. Ju takon juve si drejtues i prokurorisë që të hidhni i pari hapin që të jepni shembull. Unë pres që të jetë drejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri”, tha Bardhi.

Ora 12:47
Kreu i SPAK: Presion nga politika? Kanë punën e tyre, unë s’e ndiej! Asnjë zyrtar i lartë shkelës i ligjit s’ka ‘imunitet’ për ne! Do shikoni rezultate

 

“Politika ka punën e vet, do na sulmojë! Unë se ndjej presionin në punën time”. Ky ishte mesazhi i kreut të SPAK Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Ai tha se askush nuk ka ‘imunitet’ për prokurorinë e posaçme dhe gjithkush ka shkelur ligjin do të hetohet.

“Pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të gjithë. Ne jemi të vetëdijshëm. Unë si drejtues por edhe prokurorët. Patjetër që ne në ato projeksionet tona vlerësojmë se do të kemi raste të tilla, kur SPAK do të ushtrojë ndjekjen penale dhe do të ngrejë dhe akuzë ndaj zyrtarëve të lartë të cilët kanë shkelur ligjin. Këtë do t’ia lëmë kohës. Ne pas një viti do të jemi sërish këtu por ajo që jua them me bindje se askush nuk ka asnjë imunitet nga ndjekja penale për ne. Ne kemi nën hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultate tona”, tha Dumani.

Ora 12:38
Fatmir Xhafaj për SPAK: Njerëz peng të mëkatit të tyre janë gati ‘t’ju djegin’! Jeni në rrugën e duhur, më shumë vëmendje dosjeve prioritare

 

Për deputetin Fatmir Xhafaj SPAK është në rrugën e duhur në përmbushje të misionit të tij.  Ai e ftoi Dumanin që t’i kushtohet më shumë vëmendje çështjeve prioritare për të cilat shqiptarë duan drejtësi.

“Unë e vlerësoj pozitivisht punën tuaj gjatë vitit 2022. Impakti juaj në institucionet ligjzbatuese është i dukshëm. Vlerësoj faktin që ky institucion mbetet ndër më të besueshmit në të gjithë piramidën e i9nstitucioneve. Është fakt që institucionet ndërkombëtarë kanë ndryshuar qëndrim për Shqipërinë edhe nga puna e këtij institucioni. Është intensifikuar puna dhe është luftuar krimi dhe korrupsioni. Një sërë treguesish janë pozitivë dhe e mbështes fort këtë raport.  Të rriten hetimet prioritare. Të shohim më shumë hetime pro aktive për çështje me ndjeshmëri publike. Çështje që mbajnë ende peng besimin e publikut dhe shpresën e qytetarëve për qeverisje të mirë. Për këtë është krijuar SPAK. Jeni në këtë rrugë për mendimin tim por jeni ende në hapat e parë. Ka një postulat që ‘drejtësia është e mirë që të bëhet por po aq e rëndësishme është që ajo të besohet si e tillë nga qytetarët’.   E dyta është pavarësia, që ju e keni të detyruar nga Kushtetua dhe ligji. Ju duhet të bëni patjetër vlerësimin e punës individuale dhe llogaridhënien e çdo prokurori. Ju duhet të përmirësoni edhe komunikimin me qytetarët. Jo për çështje, por për atë që çfarë ju përfaqësoni, apo për atë që çfarë nga ju pritet”, tha deputeti Fatmir Xhafaj.

Deputeti socialist u shpreh se këto 2-3 vite që vijnë janë vendimtare dhe “simbolikisht do t’i quajta si ‘prova e zjarrit’ për ju”.  

“Disa njerëz peng të mëkatit kundër tyre tentojnë t’ju rrethojnë ju dhe drejtësinë e re,. (individë që mbeten kundërshtarë të reformash, me thika në gojë dhe shishe benzine për ta djegur këtë reformë. Nëse ju nuk tregoni rezultate konkrete do të keni të vështirë. Duhet të jepni shembullin e fortë. Besoj te ju personalisht për atë që përfaqësoni në këtë profesion. Për atë çka keni dëshmuar në këto vite, por edhe për atë që jeni të angazhuar të bëni në mandatin tuaj. Ju e konsideruar mision të jetës. Unë shpresoj që ta realizoni këtë mision dhe shpresoj që kolegët tuaj të jeni po aq misionarë në punën e tyre. Besoj edhe nga angazhimi i përkushtuar ndaj jush nga partnerët ndërkombëtarë. Shpresa e qytetarëve të këtij vendi të kthehet në besim të punës suaj”, tha Xhafaj.

Ora 12:18
Pse nuk hetoni gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar nga vettingu? Dumani: S’janë të gjithë në kompetencën tonë! Disa çështje i kemi nisur kryesisht

 

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i pyetur se pse të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar nga vettingu nuk hetohen në vijim, tha se jo të gjithë SPAK i ka në kompetencë. 

“SPAK nuk është kompetente që janë larguar nga procesi i vettingut. Ne kemi në kompetencë vetëm disa kategori gjyqtarësh. Ne kemi regjistruar edhe procedura penale për çështje që na kanë dalë gjatë hetimit. Për shembull kemi parë raste kur vendimet na kanë ngritur dyshime për korrupsion dhe kemi nisur procedimin penal. Por kërkohet kohë sigurisht. Sa i përket deklarimit të rremë, pastrimit të parave, kjo nuk është subjekt i yni për të gjithë gjyqtarët”, tha Dumani.

Ora 12:08
Majko-Dumanit: Ka lajme se nuk shkoni mirë me drejtuesit e BKH! Kreu i SPAK: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera pune

Deputeti socialist, Pandeli Majko, e ka pyetur drejtuesin e SPAK për marrëdhënien me drejtuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetëshsme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson nëse pini kafe mne njëri-tjetrin. Por ccfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?”, tha Majko.

Dumani e mohoi një gjë të tillë dhe nënvizoi se prokurorët e SPAK kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pune.

“Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U thanë nga ju për vlerësimin e prokurorëve, ato i bën KLP! Sa i takon vlerësimit të hetuesve të BKH, ka një raport të drejtuesit të BKH që e ka dorëzuar, ne kemi bërë një diskutim. Ne kemi harmonizuar çdo qëndrim tonin edhe me ndërkombëtarët që monitorojnë veprimtarinë e BKH.  Sa i përket marrëdhënies me BKH, ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim, në shumicë absolute hetuesit e BKH mbulojnë hetimet kryesore. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ndërvepruese. Të gjithë kolegët kanë çështje në hetim dhe me kënaqësi mund të them se ka një rritje në angazhim dhe profesionale të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Ora 11:56
Majko i pakënaqur me raportin e Dumanit: Ka mangësi! Pse s’ka ende vlerësim për performancën individuale të prokurorëve

 

Për deputetin socialiste Pandeli Majko raporti i SPAK paraqet disa mangësi.

“Në raport nuk është plotësuar gjendja e plotësimit të detyrimeve ndërkombëtare, nëse ka të tilla, nëse nuk ka të bëhet e qartë se nuk ka. Raportim mbi rekomandimet e progres raportit të Bashkimit Evropian për institucionit tuaj, sa janë rekomandimet dhe sa janë plotësuar. Nuk është raportuar për miratimin e një sistemi të qartë tregues për vlerësimin individual për prokurorët. Rekomandohet miratimi i sistemit të vlerësimit, i rregullores së BKH-së, apo edhe vlerësimi i anëtarëve të BKH. Për ne është shumë e rëndësishme kjo. Nuk raportohet mbi performancën e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk është ende funksional sistemi i organizimit të brendshëm. Nuk është plotësuar struktura e Prokurorisë së Posaçme. Këto janë shqetësimet e Kuvendit”, tha Majko.

Ora 11:46
Dumani: BKH ende e paplotësuar, 28 vende vakante për plotësimin e strukturës

1685093522_dumani.jpg

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë me dije se gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 32 hetues por ende ka 28 vende vakante në BKH. 

“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAK dua të them se gjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH. Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar”,-tha Altin Dumani.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 26/05/2023 14:46

    Sic del dhe nga raporti i SPAkUt ne kuvend tregon se lufta kunder krimit te organizuar eshte ne nivel te mire dhe dosjet e politikaneve te larte qe kane impakt te madh ne popull pothuajse jane zero.Eshte akoma vazhdimesia e ish kryetarit Kraja dhe Dumani ? Populli paguan por kerkon drejtesine per krimet makabre te disa politikaneve te larte ose nese mendoni se jane te paster ta vendos gjykata

    Përgjigju
  • Eri: 26/05/2023 14:28

    Deri ke nje kryetar bashkie kane shkuar...asnje minister ne detyre apo kryeminister mgjs Fakten jane uleritese

    Përgjigju
  • agim: 26/05/2023 14:08

    Komisjon leshi i ligjeve.Asnje nuk guxon te flase me emra,cbehet me dosjeet e kryetarve te partive qe jane ne diskutim !!!??? Pse ska peshqi te medheenje ne arrest ??? Vetem fjale te pergjithshme,futja pordhe e deshtim ne kete fushe

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 26/05/2023 12:27

    Tallavaja e fushates 14 majit vazhdon ne kuvend,ne kryeministri e deri ne presidence.....dhe duhen "mirkuptuar" keta "fisnikë tallavistë" se po shkojne gjithnje perpara..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri