Kurti letër urimi Ramës për krijimin e qeverisë së re: Mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët! Kryeministri: Të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive

Kurti letër urimi Ramës për krijimin e qeverisë së re: Mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët! Kryeministri: Të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive

Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti, duket se kanë 'ulur gjakrat', duke shprehur gatishmëri të plotë për të gjetur rrugën e bashkëpunimit në të mirë të të dy vendeve. Në një letër urimi dërguar Ramës për krijimin e qeverisë së re, Kurti nuk heziton ta ftojë atë të vizitojë Kosovën.

"Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë", thuhet në letrën e Kurtit dërguar Ramës.

Kësaj ftese Rama iu përgjigj menjëherë pozitivisht, duke konfirmuar praninë e tij në Kosovë menjëherë pasi të kthehet nga Asmableja e OKB. Në një mendje të dy liderat janë treguar sa i përket zhvillimit të një mbledhje të përbashkët të të dy qeverie sa më shpejt.

Në letrën e tij, Kurti shkruan se ky mandat i tretë i Ramës, është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Kurti tregohet i gatshëm për të bashkëpunuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

"Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë", shkruan Kurti.

Po ashtu ai ofron mbështetje në përballimin e pandemisë së COVID-19.

"Mandati juaj i tretë vjen në një kohë me plot sfida. Përballja me COVID-19, rimëkëmbja e ngritja ekonomike dhe zhvillimi e konsolidimi i institucioneve demokratike janë vetëm disa nga sfidat të cilat kërkojnë angazhimin tuaj maksimal. Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës", thotë kryeministri i Kosovës.

Marrëdhëniet Kurti-Rama nuk kanë qenë asnjëherë të lehta, ku tensionet nuk kanë munguar për çështje të ndryshme, por pavarësisht këtyre duket se nuk mungojnë përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët. Forcimi i marrëdhënieve me Kosovën është edhe pjesë e programit të qeverisë 'Rama 3'.

(Kliko këtu për letrën nga Kryeministri Kurti për Kryeministrin Rama)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Urimi i Albin Kurtit, Rama: Do vizitoj Kosovën sa të kthehem nga Asambleja e OKB! Të nisim përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur urimit të homologut të tij Albin Kurti, ndërsa konfirmon se do të vizitojë Kosovën menjëherë sapo të kthehet nga Asambleja e OKB. Po ashtu Rama thotë që të fillojnë përgatitjet për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, ndërsa shprehet besimplotë se do të kryhen punë të mira në dobi të të dy shteteve.

"Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t'u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t'ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona", shkruan Rama në Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 18/09/2021 07:04

    Ju dy qeveritaret e Shqiperise etnike, andej e kendej Drini.Jeni te vecante e karizmatik aktual edhe ne rajon e me gjere ne Evrope.Por ama,kujdes nga veprmet inataqore,primitive e naive. keto tipare i kemi nga e kaluara.Mos mbani perkah te tjeret as "maqedoncat' e as serbet, kjo demton,si ne te kaluaren, teresine dhe fuqine e kombit tone. Vetem keshtu te bashkuar vellezerisht, ia dalim,vetem te bashkuar, dijme me sh ume, mundemi me shume dhe arrijme me shume.Shqiperia e shqiptarevet! Atdheu mbi te gjitha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë