Krijohet Agjencia për Mediat dhe Informimin, PD: Ky mandat do jetë i censurës së ligjëruar me vule kryeministrore, ogur i keq për fjalën e lirë

Krijohet Agjencia për Mediat dhe Informimin, PD: Ky mandat do jetë i censurës së ligjëruar me vule kryeministrore, ogur i keq për fjalën e lirë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të krijuar Agjencinë për Mediat dhe Informim, duke e cilësuar këtë si një ogur të keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë.

Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole shprehet se ky do të jetë mandati i propagandës dhe censurës se ligjëruar me vule kryeministrore. Godole kërkon nga Këshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithë organizmat e tjera te shprehen kundër këtij vendimi, pasi sipas saj cenon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri. Godole madje ngre pyetjet se nëse krijohet kjo agjenci e re, kush do të jetë roli i ATSH apo RTSH.

“Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria "Rama 3" qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.

Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!

Sot kryeministri kurorezoi ligjin "antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.

Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t'i kerkohet te paguaje tre institucione qe t'i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete”, shkruan Godole.

Rama tha se kjo Agjenci do të garantojë transparencë në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli. Kjo Agjenci do të varet direkt nga Kryeministria dhe do t'i bëjë me dije institucioneve të qeverisjes vendore gjithçka  që lidhet me qëndrimin e medias dhe publikut, mbi çështje me interes publik.


Lajmi kryesor:

Krijohet Agjencia për Mediat dhe Informimin, ja mënyra se si do të funksionojë! Rama: Do garantojë transparencë për politikat e projektet


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes

FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes