Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq izraelitin dhe 38 shqiptarë! Dëmi mbi 2 mln euro

Tiranë - Biznesmeni izraelit Rafael Genish dhe 38 shqiptarët e tjerë u dërguan në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, e cila mbylli hetimet pas 3 vitesh, për mashtrimin e mijëra qytetarëve europianë përmes zhvatjes me skemat “Forex”. Ata janë në akuzë për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe Genish edhe për pastrimi të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Dëmi i shkaktuar nga grupi që telefononte nga Tirana qytetarë të BE-së, kapi vlerën e 2 milionë eurove. Hetimi fillimisht u iniciua nga autoritetet gjermane, ndërsa rezultoi se transferta në vlera të larta monetare u kryen  drejt një qendre thirrjesh call center me emërtimin “Capital SHPK 1001” me adresë në rrugën “Him Kolli” në Tiranë. Vetëm në një rast u transferuan gjithsej 254.990 euro në llogari të ndryshme në favor të skemës së mashtrimit, përmes platformës “fx-leader.com”. 

Por, si funksiononte skema e zhvatjes së parave?

Sapo viktima regjistrohej në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, email dhe numrin e telefonit, kontaktoheshin menjëherë dhe krijohej lidhje besimi me “klientin” e pretenduar. Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se do të realizohej një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe kriptovalutave. Faqja merrej në mënyrë fiktive me biznes në fushën e transaksioneve financiare dhe për këtë qëllim krijoheshin posaçërisht qendra call center, me anë të të cilave “klientet” kontaktoheshin nga një konsulent financiar personal, për t’i joshur që të bëjnë investime të larta. Një algoritëm përkatës bënte që fitimet e fillimit t’i shtynin pjesëmarrësit për të investuar shuma të mëdha parash dhe në momentin që personi i prekur kërkonte që të merrte fitimet e tij apo depozitat, kjo gjë nuk mundësohej. Sipas qëllimit fillestar, sistemi ishte i ndërtuar në formë të tillë që t’i mbante varur personat e prekur deri sa tu merrej mjaftueshëm para në mënyrë të paligjshme, dhe më pas faqet mbylleshin, duke humbur çdo gjë.

Pastrimi i parave bëhej përmes transfertave me fatura fiktive në banka të shteteve si Lituania, India, Singapori, Hungaria, Estonia apo Malta, vende që janë me risk për aktivitetin e pastrimit te parave përmes sistemit bankar të tyre.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq,  procedimin penal penal nr. 6055 viti 2021 për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe ‘‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale“ të parashikuar nga neni 287 i K.penal.

Hetimi tre vjeçar i kryer me metoda speciale, u realizua në bashkëpunim me shërbimet partnere te vendeve europiane dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën mbi 2 milionë euro.

Hetimi u iniciua në bashkëpunim me autoritetet gjermane të Braunscëeig për mashtrim kompjuterik për arsye përfitimit me anë të platformave fictive “CFD-Tradingplattform” dhe “FX-Leader” etj. Gjatë hetimit u vërtetuan se transferta në vlera të larta monetare  u kryen  drejt një qëndre thirrjesh (call center) me emërtimin “Capital SHPK 1001” me adresë Rruga Him Kolli, pas Golden City Hotel, Tiranë, ku vetëm në një rast u transferuan gjithsej 254.990.00 euro në llogari të ndryshme të platformës “fx-leader.com”.

Të gjitha transfertat e kësaj skeme, u  nxitën nga autorët e kësaj vepre penale të konsideronin investimin e pasurive të tyre në një mënyrë fitimprurëse, ndër të tjera përmes reklamave në internet dhe në rrjetet sociale.

Sapo viktima regjistrohej në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, email dhe numrin e telefonit, autorët i kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijohej një lidhje besimi me “klientin” e pretenduar. Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se ndërmjetësi (broker) i pretenduar i faqes së investimeve, do të realizonte një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe kripto valutave.

Faqja e internetit “fx-leader.com” merrej në mënyrë fiktive me biznes në fushën e trasanksioneve financiare me të ashtuquajtura opsione binare. Për këtë qëllim krijoheshin posaçërisht qëndra thirrje (call center), me anë të të cilave “klientet” kontaktoheshin nga një konsulent financiar personal, për t’i joshur që të bëjnë investime të larta.

Të gjitha fitimet dhe humbjet stimuloheshin virtualisht. Një algoritëm përkatës bënte që fitimet e fillimit t’i shtynin pjesmarrësit për të investuar shuma të mëdha parash. Në momentin që personi i prekur kërkonte që të merrte fitimet e tij apo depozitat, kjo gjë nuk mundësohej. Sipas qëllimit fillestar, sistemi ishte i ndërtuar në formë të tillë që t’i mbante varur personat e prekur deri sa tu merrej  mjaftueshëm para në mënyrë të paligjshme, dhe më pas faqet mbylleshin.

Nga hetimet u arrit të dokumentohej e gjithë veprimtaria e paligjshme kriminale duke evidentuar edhe mënyrën e operimit të kësaj qendre ku janë konstatuar llogari përdoruesi në serverat https://www.paypal.com dhe https://www.coinbase.com servera të cilët shërbejnë për të krijuar dhe menaxhuar një profil/llogari online me qëllim kryerjen e transfertave të ndryshme ne valuta të ndryshme drejt profileve/llogarive të tjera online, në aplikacionin ‘’TradingVieë’’ që shërben për analizimin e ideve tregtare në tregjet globale, ne aplikacionin Binance dhe Coinbase i cili është portofol kriptomonedhash, në serverat https://www.binance.com dhe https://www.coinbase.com, në aplikacionin ‘Crypto.com’ i cili shërben si një portofol ku mund të tregtohen kriptovaluta të ndryshme.

 

Gjithashtu u ssekuestruan skedarë me dokumenta në formatin excel të cilat përmbajnë lista emërore , kontakte (email, nr telefoni) të shtetasve të huaj dhe që përdoren për ti telefonuar dhe joshur per investime fiktive.

Skema e mashtrimit drejtohej nga shtetasi izraelit R.G., dhe një grup punonjësish.

Gjithashtu u përpiluan 12 Letër Pororsi në vende të ndryshme të Europës dhe prej tyre me interes për hetimin është ajo e ardhur nga  Republika Çeke ku nga deklarimet e marra shtetasve çekë të cilët dyshohet se janë kontaktuar nga subjekti RG Capital, veçojmë ate të shtetasit çek J L i cili ka deklaruar se ai në periudhën Janar-Shkurt 2021 është kontaktuar në telefon nga ndërmjetës financiar të cilët e kanë udhëzuar të bëjë investime në bitcoin dhe pas investimeve të bëra nga ana e tij në një shumë prej 285.000 CZK. Pas kësaj ndërmjetësi financiar i ka ndërprerë komunikimet me të dhe shtetasi çek J L nuk i ka marrë paratë e investuara në BTC.

Pastrimi i ketyre vlerave monetare eshte kryer nepermjet transfertave fiktive me fatura fiktive ne banka të shteteve si Lituania, India, Singapori, Hungari, Estoni, Malte etj, vende qẽ jane me risk per aktivitetin e pastrimit te parave nepermjet sistemit bankar të tyre.

Për këtë arsye u vunë para përgjegjësisë penale shtetasi izraelit R. G., me shtetësi dhe kombësi izraelite, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarise kriminale“ neni 287 i K.penal si dhe 38 shtetas shqiptarë për “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos