Krim brenda familjes në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëvaret në pemë! Momenti kur djali i tronditur gjen prindërit e vdekur në banesë

LIBRAZHD- Vendi nuk gjen qetësi nga vrasjet, ku vetëm në 7 ditë të muajit qershor janë shënuar 8 të tilla. Vrasja e radhës ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku krimi këtë herë ka goditur brenda familjes. Një ngjarje e rëndë që përfundoi me 2 viktima.

Bashkëshortin Qemal Bici, 59 vjeç, ka vrarë me sëpatë gruan e tij Lumturie Bici, 50 vjeç dhe më pas vari veten në pemën në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit, ku burri ka marrë sëpatën dhe më pas e ka qëlluar gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.

Çifti kishte 4 fëmijë dhe trupat e pajetë janë gjetur nga djali 20-vjeçar, i cili ka parë prindërit e vdekur kur ka mbërritur në shtëpi, ndërsa ka lajmëruar dhe policisë. 3 fëmijët e tjerë të çiftit jetojnë jashtë shtetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit brenda familjes. Repot Tv ka siguruar momentin kur djali i tronditur qan dhe vë duart në kokë, ndërkohë që largohet nga banesa nga të afërmit dhe miqtë e tij për ta qetësuar. 20-vjeçari sapo vajti në shtëpi nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë.

Një natë më parë një tjetër krim në familje u zbulua, ku vëllai Fabian Vukaj vrau motrën e tij Diana Vukaj  në Shkodër, e cila sapo ishte kthyer nga Gjermania, pas një konflikti për pronësinë.

Ndërsa 3 ditë më parë vjehrri  Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn pranë gjykatës në Tiranë, me pretekstin se po mbronte nderin e vajzës, pas çifti ishte në proces divorci.

Foto nga banesa

Autori Qemal Bici

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Vrasja në Librazhd, momenti kur djali i tronditur gjen nënën e vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë

Trupat e pajetë të Qemal dhe Lumturie Bici janë gjetur në banesë nga djali i tyre i vogël 20-vjeçar. Repot Tv ka siguruar momentin kur djali i tronditur qan dhe vë duart në kokë, ndërkohë që largohet nga banesa nga të afërmit dhe miqtë e tij për ta qetësuar.

Pamjet janë rrëqethëse, ku duket se 20-vjeçari mbahet prej krahësh nga njerëzit të cilët po e transportojnë drejt ambulancës. 20-vjeçari sapo vajti në shtëpi nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë.

Ora 22:19
Vrasja në Librazhd, pas sherrit 59-vjeçari qëlloi pas koke gruan në dhomën e gjumit

 

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Librazhd, ku Qemal Bici mësohet se e ka qëlluar pas koke më sëpatë bashkëshorten e tij në dhomën e gjumit duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit. Më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.

Ora 20:12
Pamje nga vendi i ngjarjes ku 59-vjeçari vrau me sopatë gruan e më pas vari veten

 

Report Tv ka sigruara pamjet nga vendi i ngjarjes se ku ndodhi krimi i rëndë pasditen e sotme, ku 59-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë gruan e tij Lumturie Bici, 51 vjeçe.

1623089642_libbrazhd2.jpg

Ora 19:43
Detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd, djali gjen nënën e vrarë në banesë dhe babain të varur në pemë

 

Detaje të reja mësohen nga ngjarje rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan dhe më pas ka varur veten. Report Tv mëson se fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në banesë. Njëri nga fëmijëtm djali 20 vjeç, kur ka shkuar në shtëpi ka gjetur nënën e vrarë në banesë dhe më pas babain e varur tek pema.

Ora 19:39
Vrau me sëpatë gruan në Librazhd, kush është autori, i cili më pas vrau veten

Report Tv ka siguruar foton e autorit, Qemal Bici, 56 vjeç, i cili vrau pasditen e sotme gruan e tij Lumturie Biçi, 53 vjeçe. Pas krimit autori vrau veten.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon