Krime në kohë pandemie, Shqipëria pjesë e megaoperacioneve të Europol kundër mbetjeve spitalore COVID dhe mashtrimeve online (FOTO)

EUROPË - Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, Europol ka identifikuar rritjen e hedhjes së paligjshme të mbetjeve spitalore COVID. Si pasojë, në bashkëpunim me autoritetet e 30 vendeve ka nisur operacionin Retrovirus ku ka kryer kontrolle në disa shtete. Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave. Në kuadër të operacionit të koduar Retrovirus janë kryer 278.291 inspektime në Spanjë, Portugali, Çeki, Rumani, Sllovaki dhe Poloni ku janë arrestuar 102 persona.

Mësohet se nga ky operacion nuk është kryer asnjë inspektim në Shqipëri, por autoritetet vendase kanë marrë pjesë në operacionin në vendet e huaja. Janë marrë masa kundrejt 819 subjekteve dhe individëve teksa janë sekuestruar asete me vlerë deri në 800 mijë euro. Njësia mjedisore e Gardës Civile Spanjolle, SEPRONA (Guardia Civil) hetoi aktivitetet e një kompanie që vepron në Barcelonë, ​​Madrid, Murcia, Valencia, Tarragona dhe Zaragosa. Kompania kishte lidhje me një organizatë tjetër që vepronte në Lisbonë, Portugali. 

Oficerët spanjollë ushtruan kontrolle në 9 ambiente dhe arrestuan 20 persona për krime kundër mjedisit, të drejtave të punës dhe shëndetit publik. Mbeturinat sanitare, të mbledhura nga kompania, normalisht supozohet të sterilizohen në presion të lartë për të eleminuar të gjithë përbërësit e rrezikshëm.  Për të rritur fitimet, kompania zvogëloi kohën e trajtimit. Kjo rezultoi që mbeturinat të mos jenë sterilizuar siç duhet përpara hedhjes, një trajtim ky që rrit rrezikun për shëndetin. Në Portugali, Garda Kombëtare e Republikës (Guarda Nacional Republicana) inspektoi më shumë se 2.000 kompani, spitale dhe qendra shëndetësore. Aktivitetet çuan në shkelje administrative, 30 arrestime dhe konfiskime të pasurive me vlerë gati 790.000 €. 

Ndërkohë Europol është angazhuar në një tjetër opeacion të madh për identifikimin dhe bllokimin e domain-eve (adresave) të faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara.

Këto krime kanë rritur shqetësimin e organeve europiane pasi kriminelët mund të përfitojnë para të mëdha duke fshirë gjurmët e tyre në internet në një periudhë të shkurtër kohe. Europol ka sekuestruar 21.910 emra domain-esh që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.

Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false.

Autoritetet e 30 vendeve u përqendruan gjithashtu në transportin e mbetjeve sanitare në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Autoritetet nga Çekia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia kontrolluan ngarkesat dhe identifikuan dërgesat e paligjshme, të cilat më pas u rikthyen në vendin e tyre të origjinës. Një trend tjetër i identifikuar gjatë operacionit ishte ndotja e mundshme e ujërave të mbetura urbane. Garda Civile Spanjolle filloi operacionin Arcovid për të hetuar trajtimet filtruese të ujit për ndotësit dhe praninë e mundshme të COVID-19.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua

Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua