Krimet e Rënda lënë në burg Blendi Tetën, të vetmin të arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos

Krimet e Rënda lënë në burg Blendi Tetën, të vetmin të arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos

Blendi Teta

TIRANE- Gjykata për Krime të Rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për Blendi Tetën, të vetmin të arrestuar për vrasjen e ish-policit  Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur me 27 gusht.

Ka qenë avokati i Malkos, i cili në gjykatë ka kërkuar një masë më të butë, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Malku u arrestua nga policia, i vënë nën akuzë për “moskallëzim krimi”, ndërsa për këtë ngjarje, Gjykata e Krimeve të rënda ka caktuar masën “arrest me burg” në mungesë për vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, si dhe për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë.

Nw Polici, Teta ka deklaruar se para se të ndodhte krimi ka qenë duke darkuar në lokalin e vëllezërve Duka në zonën e Freskut dhe me urdhër të këtyre të fundit kanë lëvizur prej andej për të ndjekur lëvizjet e një mjeti BMW X5.

Ndërkohë, në kamerat e sigurisë vërehen lëvizjet e të gjithë personave të përfshirë në ngjarje, e ndërsa i kërkuari Ilir Selmani zbret nga makina ku ndodhej e mbledh bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve