Dy pistat mbi të cilat po hetohet për ekzekutimin e avokatit në Elbasan (VIDEO)

Avokati i njohur, Ravik Gurra, u ekzekutua mbrëmë në një atentat mafioz në mes të qytetit të Elbasanit duke u vrarë me silienciator me dy plumba. 50-vjeçari, mbrojtës ligjor i një prej fiseve më të njohura në Elbasan, Çapjave, ishte ulur në një lokal shumë pranë Kalasë së Elbasanit, kur një person është afruar në këmbë dhe e ka qëlluar me armë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Bashkë me të në tavolinë ishte edhe një ekspert i Avokatit të Popullit, i cili nuk ka marrë lëndime. Autori më tej i ndihmuar edhe nga një tjetër u largua me një automjet Mercedez Benz me targë AA 934 HU, e cila u gjet e djegur nga policia në Bradashesh, pak pas krimit të rëndë.

Më tutje, autorët dyshohet të jenë arratisur me një tjetër automjet, dhe deri më tani, edhe pse janë ngritur postblloqe të shumta, nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Për shkak se i ndjeri ishte avokat, vrasja e tij do të hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë për akuzën e "Vrasjes së funksionarëve publikë". Prokurori Behar Dibra ka qenë mbrëmë në vendin e ngjarjes për një sërë veprimesh hetimore.

Vrasje për shkak të detyrës dhe përplasje mes bandave në qytetin e Elbasanit janë ndër pistat hetimore që është fokusuar policia për zbardhjen e atentatit që i mori jetën avokatit, Ravik Gurra. Për këtë krim është njoftuar zyrtarisht edhe Ambasada Britanike në Tiranë, pasi Gurra prej më shumë se 8 vitesh ishte shtetas britanik. Me ndërhyrjen e repartit RENEA prej mbrëmjes së djeshme e duke vazhduar sërish, polica ka kontrolluar mbi 20 banesa në Elbasan, ka shoqëruar 30 persona, mes tyre dhe pjesëtarë të fiseve në konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, Çapja e Çelaj që pas verifikimeve dhe deklarimeve janë lënë të lirë.

Ndërsa automjeti i përdorur nga atentatori dhe bashkëpunëtori i tij për tu larguar nga skena e krimit, rezulton i denoncuar i vjedhur në zonën e Fushë-Krujës.

Si prova materiale, hetuesit mes tyre dhe oficerë të Krimeve të Rënda, kanë mundur të marrin deklarimet e personave me të cilët Gurra ka qenë në tavolinë, disa kamera sigurie ku duket automjeti që largohet me shpejtësi me dy persona të maskuar në vendet e para. Prej më shumë se dy vitesh Gurra ishte dhe një nga 5 avokatët e dosjes “Shullazi” ku aktualisht ndodhet në Apelin e Krimeve të Rënda.

Kontaktuar nga SHqiptarja.com, kolegë të tij, thonë se Ravik Gurra nuk kishte shfaqur në asnjë moment shqetësime apo kërcënime nga dikush tjetër. 50-vjeçari me shtetësi angleze bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Ai jetone me nënën e tij në Elbasan pasi ishte i divorcuar, ndërkohë që ka dy vajza.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:31
Vrasja e Ravik Gurrës/ Dhoma e avokatëve në Elbasan bojkot proceseve gjyqësore

Dhoma e avokatëve në Elbasan duke marrë shkas nga ngjarja e mbrëmshme ku mbeti i vdekur kolegu i tyre Ravik Gurra njoftojnë se nga e hëna do të ndërpresin për tre ditë çdo shërbim avokatie në shenjë proteste.

"Dhoma e avokatëve në Elbasan  duke marrë shkas nga vrasja e mbrëmshme e kolegut dhe avokatit  Ravik Gurra ,në një atentat mafioz do të ndrëpresin në shenjë proteste  për tre ditë nga dita e hënë cdo sherbim avokatie duke bllokuar cështjet gjyqësore", thuhet në njoftim.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit