Krimet në diktaturë, '171 autorët' në ish-vilën e Enver Hoxhës! Godole: Ka ardhur koha ta mendojmë si muze të posaçëm

Në muret e sallonit të ish-Vilës së diktatorit, janë varur 171 imazhe. Portreti i Enver Hoxhës, pasohet nga burra e gra që kanë dënuar, burgosur e deri edhe ekzekutuar qindra viktima të komunizmit. Një broshurë lidh imazhet me funksionin e tyre, dhe ekspozimi në këtë vilë, nuk është rastësi. Por nuk është as e lehtë, për ish të dënuar a familjarë, që të ngjisin shkallët e kësaj vile, qoftë edhe për këtë ekspozitë.

“Kjo shtëpi, në të cilën ka jetuar diktatori, mbase do të ishte koha që ta mendonim për ta kthyer atë në një muze të posaçëm të diktaturës” - thotë Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Udhëheqës të lartë si Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu  apo Hysni Kapo, gjenden në vilë përmes portreteve të varura e me një tjetër status. Mes të gjallëve dhe imazhi i Edmond Cajas. Demokracia, thotë studiuesi Çelo Hoxha nuk mundi t’u kërkojë fajtorëve llogari për viktimat.

"Të lë përshtypjen sikur krimet që kanë ndodhur, janë pasojë e dukurive natyrore. Ndërkohë që ka persona përgjegjës. Nuk është çështja, që vetëm të dimë për krimet, por të ketë edhe qëndrim ndaj autorëve të krimeve”, thotë studiuesi Çelo Hoxha, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Ditët e kujtesës vijojnë... Ekspozita e organizuar nga nga IDMC dhe ISKK do të jetë e hapur deri të mërkurën në orën 19:00.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 23/02/2022 11:44

    Si mund te quash kriminel nje person qe ka zbatuar ligjet e shtetit Per ta quajtur kriminel nje person coje ne gjyq o celo dhe mos i ve damken kot njerezve Tani i bie qe familjaret e ketyre qe jan pozuar nga celo e godoleshja te hapin padi per shpifje dhe rast gjykata sju a pranon padin esht gjykata e hages dhe kanuni i leke dukagjinit

    Përgjigju
  • Dita: 22/02/2022 19:36

    Si e pa vlere kjo ekspozire!! Gjysherit ne foto aty e nipat e mbesat drejtojne Shqipetine!!

    Përgjigju
  • Godoleshja: 22/02/2022 19:17

    U be kjo godoleshja qe ka ngrene ne kohen e komunizmit djath e gjalp pa lek,se vidhte mamaja ne dyqan,kurse kapteri,babai,i marines sarande hante qyl ne ushtri. Debile u bere ti te permbysesh nje sistem. Ik moj gjej burre e pill kaptera, se aq tru keni, fshatar. Kush ta kreh bishtin ndonje hajdut me kollare.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 22/02/2022 18:07

    Pa nje vendim gjukate per dhene pafajesie nuk mund te quhen krime te atyre qe i denuan,por kriminele te denuar me vendim gjukate.Celo Mezani eshte ne konflikt interesi si person.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale