Krimi, ambasadorja gjermane nga Shkodra: Prokuroria dhe policia duhet të bëjnë më shumë

Krimi, ambasadorja gjermane nga Shkodra: Prokuroria dhe policia duhet të bëjnë më shumë

Susanne Schütz

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schütz pasditen e sotme nga Shkodra ku mori pjesë në një aktivitetet në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, kërkoi që Shqipëria të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo vlerësoi punën që është bërë deri tani, por kërkoi që të bëhet më shumë në këtë aspekt.

Shqipëria ka shënuar përmirësime sa i takon luftës kundër krimit por duhet të bëjë më shumë. Prokuroria dhe policia duhet të bëjnë më tepër

Susanne Schütz

Vizita e ambasadores në Shkodër vjen pas disa ngjarjeve kriminale në këtë qark, 6 të vdekur dhe 2 të zhdukur në dy muajt e fundit. Nga kryeqendra e veriut, diplomatja gjermane foli edhe për vettingun.

Në lidhje me vetingun është një proces që po vijon në mënyrë pozitive por duhet te vijoje me tepwr dhe duhen me shumë rezultate konkrete. Të gjitha vendet vakante të mbushen sa më parë

Susanne Schütz

Në fund të prononcimit, ambasadorja u ndal edhe te negociatat.

Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të integrohet në BE, do të kishim dashur të hapeshin negociatat që në qershor por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në 5 prioritetet në mënyrë të vecantë  për krimin e organizuar

Susanne Schütz

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon