'Kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha', prokurori italian flet pas goditjes së rrjetit të kokainës

'Kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha', prokurori italian flet pas goditjes së rrjetit të kokainës

Prokurori italian Federico Cafiero De Raho

Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, gjatë një konference shtypi në Gjykatën e Firences ka folur në lidhje me operacionin antidrogë që coi në arrestimin e 20 personave, ku theksoi se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine.

"Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, megjithatë, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu bënë të mundur për të konstatuar ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho, gjatë një konference shtypi në Gjykatën e Firences, për të ilustruar rezultatet e operacionit të gjerë.

“Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka sjellë në provë rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës", tha prokurori.

Sipas medias italiane, Cafiero de Raho tha se kriminelët shqiptarë që merren me trafikimin e drogës i realizojnë mbërritjet e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antëerp dhe Roterdam. Ai shton se kapaciteti i tyre u tregua nga zbulimi i markës së tyre “Bello”,  e cila ishte stampuar  në pakot e kokainës së importuara në Evropë.

 “Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u shfaq në pesë vjet hetime“, theksoi Cafiero de Raho.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes