Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë mbrëmjen e sotme me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir, pas kritikave të këtij të fundit në lidhje me ultimatumin e AKEP-it për regjistrimin e portaleve në kuadër të paketës antishpifje.
Harlem Désir fillimisht shqetësimet shefit të qeverisë shqiptare ia përcolli përmes një letre, ndërsa pas bisedës shkruan se pati një shkëmbim idesh me kryeministrin Rama në lidhje me nismën për të luftuar shpifjen online.
Ai shton se do të punojë së bashku me qeverinë për rregullimin e tregut online, ndërsa Rama ka shpërndarë statusin e tij duke theksuar se së shpejti Paketa Antishpifje, AntiFakenews do të jetë në diskutim publik.
Bisedë e frytshme me Harlem Désir mbi përpjekjet për rend ligjor në median online. Së shpejti PaketaAntishpifje AntiFakenews në diskutim publik. Gati për të dëgjuar sugjerimet e kujtdo që do një media të çliruar nga shpifjet. OSCE_RFoM partner i çmuar në këtë betejë emancipuese
Edi Rama
Paketa anti shpifje e inicuar nga kryeministri Rama nisi me legalizimin e portaleve. Kryeministri i cilëson si 'fantazma' pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të hënën AKEP, publikoi një listë me portalet e paregjistruara dhe la afat 72 orë që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online, pasi në të kundërt do të bëhej mbyllja e cdo portali të paregjistruar, ndërsa sot konfirmoi se portalet janë regjistruar.
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.4%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2719
Lajme të tjera
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)
21 Prill, 21:15
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike se bëri ironi me emrin e tij në kohën e fushatës
20 Prill, 08:19