Kritike e Donald Trump pas trazirave në Capitol, Nikki Haley e gatshme të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-ve
Ish ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley
Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe guvernatorja me dy mandate e Karolinës së Jugut, është gati të njoftojë se po kërkon nominimin presidencial republikan për vitin 2024, shkruan BBC.
Me një nisje fushate të planifikuar për 15 shkurt në Charleston, Karolina e Jugut, 51-vjeçarja do të bëhej kandidatja e dytë kryesore republikane për presidencën, pasi ish-shefi i saj Donald Trump nisi ka njoftuar kandidimin e tij që në nëntor.
Zonja Haley do të ishte indiano-amerikanja e tretë që do të kërkonte një emërim presidencial. Ajo ndjek guvernatorin e Luizianës, Bobby Jindal, kandidatura e të cilit nuk arriti të fitonte kurrë mbështetje të konsiderueshme në vitin 2015, dhe zëvendëspresidenten aktuale Kamala Harris, e cila kërkoi nominimin në vitin 2020.
Gjatë kohës së saj si guvernatore e Karolinës së Jugut, zonja Haley zhvilloi një reputacion si një udhëheqëse miqësore me biznesin, e cila u fokusua në tërheqjen e kompanive të mëdha në shtet. Ajo fitoi rëndësi kombëtare për përgjigjen e saj ndaj të shtënave masive me motive racore në kishën Emanuel AME të Charleston në 2015.
Edhe pse ajo mbështeti Senatorin e Floridës Marco Rubio në garën presidenciale republikane të vitit 2016, Trump i ofroi asaj një pozicion në kabinetin e tij si ambasadore e OKB-së pasi ai fitoi Shtëpinë e Bardhë. Ajo shërbeu atje për dy vjet dhe ndryshe nga shumë prej të emëruarve të hershëm të zotit Trump, kurrë nuk pati një mosmarrëveshje publike me presidentin.
Megjithatë, zonja Haley kritikoi sjelljen e zotit Trump deri dhe gjatë sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e tij. Një ditë pas trazirave, ajo tha në një fjalim se veprimet e tij që nga dita e zgjedhjeve do të gjykohen ashpër nga historia.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
69.4%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 457
Lajme të tjera
-
VIDEO/Makina përfshihet nga flakët, momentet dramatike kur shoferi shpëtohet nga kalimtarët!
23 Prill, 09:38
-
SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë
23 Prill, 09:29
-
SHBA/ Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e universiteteve, mbi 130 studentë të arrestuar (VIDEO+FOTO)
23 Prill, 09:02
-
Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023?
22 Prill, 22:22
-
Nju Jork/ Nis sot procesi gjyqësor ndaj Donald Trump! Akuzohet se i dha një pornostarje 130 mijë dollarë që të heshte
22 Prill, 12:30
-
Mete e Sejko në Uashington, FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë, mbështetje dhe financim për reformat
22 Prill, 09:33
-
Ndahet nga jeta gazetari i njohur amerikan, u rrëmbye dhe u mbajt peng për shtatë vjet gjatë luftës civile në Liban
22 Prill, 07:56
-
SHBA kërkon ndalimin, TikTok: Do të cenohej fjala e lirë e 170 milionë amerikanëve
21 Prill, 19:14
-
Gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët për president me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë
21 Prill, 17:19
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
SHBA miraton paketën e ndihmës, 60 miliardë dollarë për Ukrainën! Zelensky falënderon: Do shpëtojë mijëra jetë
20 Prill, 20:16
-
SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen
20 Prill, 18:27