Kritikoi trajnerin në Lojërat Olimpike dhe e detyruan me forcë të largohet nga Japonia, atletja bjelloruse siguron vizë në Poloni

Kritikoi trajnerin në Lojërat Olimpike dhe e detyruan me forcë të largohet nga Japonia, atletja bjelloruse siguron vizë në Poloni

Krystina Timanovskaya në ambasadën polake

Atletja bjelloruse, Krystina Timanovskaya, ka fituar një vizë për në Poloni, pas frikës që kishte për t’u rikthyer në vendin e saj. 24-vjeçarja ndodhet në ambientet e ambasadës Polake ndërsa natën e kaloi në një hotel nën mbikëqyrjen e forcave policore.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë viza për sportisten ndërsa bëhet me dije se partneri i saj është larguar nga Bjellorusia dhe mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në Ukrainë.

Në lidhje me këtë situatë ka reguar edhe zv.ministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz i cili u shpreh se atletja është në kontakt të drejtpërdrejtë me diplomatët polakë në Tokio dhe se Polonia do të bëj gjithçka për të ndihmuar Timanovskaya të vazhdojë karrierën e saj.


Lajmi kryesor:

Kritikoi trajnerin në Lojërat Olimpike, atletja bjelloruse kishte frikë të kthehet në vendin e saj, Polonia i siguron vizë qëndrimi


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve