Kriza e COVID-19, Sejko: Rritja e borxhit pranohet, të shmangim falimentet na rrezikojnë stabilitetin financiar

Kriza e COVID-19, Sejko: Rritja e borxhit pranohet, të shmangim falimentet na rrezikojnë stabilitetin financiar

Guvernatori i Bankës se Shqipërisë ka marrë pjesë në takimin e 43-të të Klubit të Guvernatorëve te Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar online, Sejko ka prezantuar pasojat që po lë pandemia në ekonomi si dhe masat që janë marrë për kapërcimin e situatës.

Guvernatori Sejko ka thënë në prezantimin e tij se COVID-19 përveçse është një krizë shëndetësore po rezulton edhe një sfidë për ekonominë e historisë bashkëkohore.

"Përveç se është një nga krizat shëndetësore më të rënda që kemi kaluar, ajo është kthyer gjithashtu në një nga sfidat më serioze ekonomike të historisë bashkëkohore", ka deklaruar Sejko në takim.

Sipas guvernatorit rritja e borxhit publik është nje efekt negativ i pranueshëm në mënyrë që të shmangen falimentimet.

"Sipas këndvështrimit tonë, rritja e borxhit publik është një kosto e pranueshme kur krahasohet me impaktin e saj në lehtësimin e ndikimit social të krizës, në shmangien e falimentit në shkallë të gjerë të bizneseve dhe në mënjanimin e impaktit të thellë negativ që këto falimente do të kishin mbi stabilitetin financiar të vendit", vijon më tej Sejko.

Sipas tij me menjëherë pas marrjes së masave për të parandaluar përhapjen e infeksionit, është rritur papunësia.

"Rënia e njëkohshme e kërkesës dhe e ofertës ka shkaktuar një rënie të shpejtë të prodhimit, shtim të menjëhershëm të papunësisë, vështirësi të mëdha për familjet dhe bizneset, dhe ka parashtruar sfida të ndërlikuara për politikëbërjen publike", është shprehur Sejko.

Guvernatori u shpreh i gatshëm për të ndërmarrë edhe masa të tjera në mbështetje të ekonomisë nëse do të jetë e nevojshme, pasi aktualisht sipas tij ekonomia po përballet me një kontraktim ekonomik, ndër më të fortët në dy dekadat e fundit.

Klubi i Guvernatorëve u krijua në vitin 1998, me nismën e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë. Vendet anëtare të këtij Klubi janë 26: Shqipëria (nga viti 1998), Greqia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Federata Ruse, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Taxhikistani, Kina, Çekia, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Bjellorusia dhe Hungaria. Qëllimi i tij është të forcojë lidhjet midis bankave qendrore të rajonit dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus