Kriza energjetike, BE i alokon Shqipërisë grantin 72 milionë euro

Bashkimi Evropian transferoi 72 milionë euro për qeverinë shqiptare, për të përballuar pasojat e krizës energjetike.  Nga kjo paketë mbështetëse e BE-së do të përfitojë drejtpërdrejt rreth 1 milionë përdoruesit familjarë të energjisë elektrike dhe 168 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri me subvencionimin e çmimeve të energjisë.

Përmes paketës, BE thotë se mbështet qeverinë në zbatimin e masave për mbrojtjen e konsumatorëve. Masa që konsistojnë në mbajtjen e çmimeve të energjisë elektrike të pandryshueshme, në investime të reja për prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, legjislacionin e ri për energjinë e rinovueshme dhe subvencionimin në masën 70% për konsumatorët që instalojnë ngrohës uji me energji diellore. 

Me grantin 72 milionë euro nga BE, qeveria shqiptare do të japë ndihmë financiare për 11 200 persona në nevojë. Fondet në formën e një granti, të cilat Shqipëria nuk do të duhet t’i kthejë mbrapsht, janë pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë, shpallur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në vitin 2022 dhe nënshkruar me qseverinë në muajin mars të 2023 në kuadër të programit IPA.  

Në 2024-ën BE paralajmëron të transferojë edhe 8 milionë euro të tjera në pritje të progresit që do të arrihet me zbatimin e masave përkatëse nga qeveria. Vitin e kaluar agresioni rus kundër Ukrainës shkaktoi rritje të mëdha të çmimeve të energjisë në të gjithë botën.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër