Kriza energjetike, ministrja e Energjetikës përplaset me demokratët në Komision: Roja t’i thotë shifrat për nivelin e kaskadës! Bozo: S’ka keqmeanxhim, po thatësirë (VIDEO)

Është miratuar në Komisionin e veprimtarisë Prodhuese projektligji që i hap rrugën marrjes së eurobondit 500-700 milionë euro në fillim të muajit nëntor. Komisioni ka pasur debate në lidhje ne kredinë osheeprej 70 mln Euro që OSHEEE do të marrë nga BERZH. Administratori i OSHEE, Adrian Çela dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuar projektligjin, por edhe situatën që ndodhen kaskadën e Drinit, ku është në nivele kritike, Por kjo ka sjellë debate me deputetët e PD, pasi ata nuk besojnë se niveli është aq kritik dhe se e gjithë kjo krizë energjetike vjen si pasojë e keqmenaxhimit.

Në debat është futur edhe deputetja socialiste Luljeta Bozo, e cila tha se nuk ka keqmenaxhim të kaskadës, por thatësi për 3 vite rresht që ka ndikuar në nivelin e kuotës së  ujit në Fierzë.

Bozo tha se nuk ka keqmenaxhim të kaskadës, por kush do e kishte menduar se do kishte një thatësirë të tillë që do zgjaste për tre vite. Për Bozon rënie me një metër e nivelit të Fierzës do sillte ndryshime të mëdha.

“Hidrocentrali i Fierzës ku bie niveli qoftë edhe me një metër është një gjë e jashtëzakonshme. Ka disa terma që nuk ka të drejtë asnjeri t’i shkelë. Kush i mbush rezervuarët? Unë jam inxhiniere ndërtimi. Nëse ka vërtetë shkelje kemi të drejtë të flasim. Nuk besoj se ka një keqmenaxhim të kaskadës. Skavica do ishte rregullator por erdhën ndryshimet dhe nuk u krijuan mundësitë. Kush e kishte parashikuar se do kishte tre vite një thatësirë të tillë”, tha Bozo.

Nga ana tjetër deputeti demokrat Helidon Bushati vuri në dyshim nivelin e ujit në kaskadë të  deklaruar nga Balluku, duke deklaruar se do të marrë në telefon persona përgjegjës që monitorojnë këtë kaskadë. Kjo nuk u prit mirë nga ministrja, e cila i tha se me ironi se nuk mund të marrësh rojën në telefon këtë gjë dhe se të dhënat ajo i ka para vetës dhe po i raporton në komision.

“Ti tani mos merr rojën te dera se është turp. Unë i kam të dhënat këtu. O zotëri i nderuar, unë i referohem shifrave. Nuk ka nivel normal, ka nivel teknik dhe për sa kohë optimizohet kaskada. Nuk e di kush t’i thotë këto histori, roja atje apo se di. Nëse Komani ka 100 metër kub në sekondë ne nuk prodhojmë. The që keni shitur në korrik. I dashur. Vazhdoj unë me shifrat e mia. Prandaj qeshim ne se ne i njohim shifrat. Pas muajit korrik niveli i Fierzës ra dhe për të siguruar furnizim për periudhën e shtatorit dhe tetorit u programua import për muajt në vazhdim. U programua vetëm për humbjet”, tha Balluku.  

Edhe deputeti demokrat, Lefter Gështenja tha se nuk ka investime në terren pasi fshatrat e Librazhdit janë ende ato të vendosura gjatë procesit të elektrifikimit në komunizëm. Por Balluku ka ndërhyrë menjëherë duke shpjeguar se ndodh për shkak të borës.

Balluku: Mos e thuaj më se ka shtylla druri, janë për shkak të borës. Kam shumë respekt. Hajde flasim seriozisht.

Gështenja: Nuk po flas për shtylla druri të stazhonuara në Çermenikë. Por të kohës së Enverit, që kanë mbetur vetëm 2 metra mbi tokë dhe preken me dorë. Mos qeshni.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës

Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës