Kriza, Hollande pret Samaras: Greqia
në euro, por të jetë e besueshme

Kriza, Hollande pret Samaras: Greqia <br />në euro, por të jetë e besueshme
PARIS - Pas Berlinit, Parisi. Turneu i kryeqyteteve evropiane në të cilin është impenjuar kryeministri grek Antonis Samaras ka prekur sot etapën e tij të dy duke i dhuruar qeverisë së Athinës mbështetjen e Francois Hollande. Nëse dje kancelarja Angela Merkel kishte nënvizuar shpresën e qëndrimit të Athinës në monedhën e vetme, sot presidenti francez theksoi se Greqia “është në zonën e euros dhe duhet të qëndrojë në të, çështja nuk debatohet”. Por ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, shprehet përsëri kundër hipotezës për t’i dhënë më shumë kohë Greqisë. Sepse “më shumë kohë do të thotë më shumë lekë”.

Ashtu siç kishte bërë Merkel, edhe Hollande i ka kërkuar Athinës respektimin e marrëveshjeve të nënshkruar me troikën në këmbim të ndihmës financiare. Greqia, paralajmëroi ai, duhet të tregojë kredibilitetin e programit të saj dhe të impenjimeve të saj në shërimin e bilancit, duhet të tregojë vullnetin e drejtuesve të saj për të shkuar në deri në fund, gjithmonë duke bërë që gjërat të jetë të durueshme nga popullsia e saj”.

“Ramë dakort që nevojitet ende impenjim - saktësoi Hollande - por edhe se jemi të ndërgjegjshëm për gjithçka është bërë. Por tani, pas dy vjet e gjysmë, nuk ka kohë për të humbur”. “Presim raportin e troikës. Pasi të jetë bërë publik, pasi impenjimet e Greqisë, jo financiare por reformash strukturore të ratifikuara nga Parlamenti do të konfirmohen, atëherë Europa duhet menjëherë të bëjë aq sa duhet”, vazhdoi Hollande.

Ndërsa Samaras, pasi i bëri homazh Francës dhe kryeqytetit të saj në ditën kur festohet Çlirimi i Parisit, siguroi se Athina “do të qëndrojë në euro do të mund të zhvillojë një rol të rëndësishëm në Bashkimin Europian”, pavarësisht nga vullneti i “ndonjërit” për të “spekuluar” në dëm të Athinës. “Ky sukses i Athinës do të jetë edhe një sukses evropian - tha ai - Do të tregojmë që Europa është në gjendje të kalojë vështirësitë e saj dhe problemet e saj, e bashkuar, dhe për të bërë këtë na nevojiten sforcime, impenjime, por edhe një ringritje ekonomike”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku