Kriza në Mal të Zi, Gjukanoviç komenton Abazoviçin:  E vetmja gjë me vlerë tek ai është se është shqiptar

Kriza në Mal të Zi, Gjukanoviç komenton Abazoviçin:  E vetmja gjë me vlerë tek ai është se është shqiptar

Abazoviç

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se kryeministri me mandat teknik i Qeverisë malazeze, Dritan Abazoviq, do të mbajë përgjegjësi për tradhti politike për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Ai ka thënë se ajo është “tradhtia më e madhe që nga viti 1918 për Malin e Zi”. Teksa, Abazoviçi në njëvjetorin e nënshkrimit ka deklaruar se është i nderuar që ka nënshkruar këtë marrëveshje.

Teksa ka përmendur mbështetjen që i kishte dhënë atij për të marrë mandatin për kryeministër, si anëtar i një pakice të vendit, ai shtoi se e vetmja gjë me vlerë tek Abazoviçi është se është shqiptar.

“Le të kujtojmë se sa herë kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e boshnjakëve dhe shqiptarëve në Parlament se ata nuk duan të sundojnë në keqkuptimet politike malaziase-serbe që kanë rrënjë të thella historike. Shumë njerëz e dinë se si i kundërshtova fuqishëm të gjithë ata që kundërshtuan faktin se ne mbështesim një shqiptar që të bëhej kreu i qeverisë”, ka thënë ai, shkroi B92.

“E kam thënë dhe e përsëris: e vetmja gjë me vlerë tek ai është se ai është shqiptar”.

“Ai nuk e sheh se është i turpëruar politikisht për të gjitha kohërat”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valteri: 04/08/2023 09:19

    Plotesisht pajtohem me qendrimet e z.Gjukanovic lidhur me shokun Abazovic,vlera njerezore dhe morale te Abazoviqit dhe fisit te tia,vertetohet edhe nga mbiemri..sepse tek shqiptaret nuk figuron mbiemri me shtesen "VIQ" per vetem serbet dhe malezezet..ky njeri ka perkrahjen pa rezerve te Serbise,dhe ne funde te dites do e hudhin ne plehra tek legenat e tjere siq kan qene Ali Shukriu,Rrahman Morina dhe fekalizator te tjere te rraces.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor