Aleatët i kërkojnë që të ulet me Ramën, Basha pranon tryezën për dialog (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është treguar për herë të parë i hapur për tu ulur në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama. Një thirrje e përsëritur e kreut të qeverisë, por që këtë radhë, Basha e artikuloi si dakordësi të plotë me aleatët e tij, të cilët nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t'i kërkuar atij thirrjen e tryezës së dialogut si negociator, dhe uljen e të gjitha partive politike.

Këtë të hënë, pesë aleatët e qendrës së djathtë (pa Shpëtim Idrizin e PDIU) teksa paraqitën një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese, me ndryshime të thella në kushtetutë dhe me ndryshime në gjithë sistemin edhe të funksionimit të shtetit, u shprehën se dialogu duhet arritur me të gjitha partitë, dhe nuk është problem për ta që Edi Rama të vijë si kryetar i Partisë Socialiste. Edhe pse qëllimi final është largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, aleatët, për herë të parë nuk vendosën kusht dorëheqjen e Ramës dhe më tej uljen në tryezë.

Edhe Basha në një prononcim për gazetarët nga selia blu, nuk tha të artikuluar direkt se: "Po", do ulej me Ramën në tryezë, por theksoi se bie plotësisht dakord me aleatët.

Pyetja: Zot Basha, aleatët tuaj, sot kanë paraqitur një platformë me disa pika. E para a e mbështesni ju këtë platformë dhe a keni dijeni? Dhe e dyta ata kanë propozuar një tryezë që të uleni ju me zotin Rama, si kryetar i Partisë Socialiste, a jeni i gatshëm ju që të uleni për zgjidhjen e krizës?

Përgjigja e Bashës: Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe të gjithë koalicionit tonë, ka përputhje totale. PD ka përfunduar javën e kaluar dokumentin e detajuar me detyrat e qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, e kemi diskutuar edhe me aleatët dhe do e paraqesim në ditët në vijim në mënyrë publike. 

Një pjesë e mirë e pikave të aleatëve që kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit të PD-së, ka një përputhje totale. Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe në sinergji të plotë për të ecur përpara, cështjet e tjera janë detaje të parëndësishme.

Kryesorja është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrje vetëm kur të ketë vërtetë zgjedhje dhe jo farsë kriminale dhe kushti i padiskutueshëm mbetet largimi i Ramës nga qeveria dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të cilën do të keni më shumë informacion në ditët në vijim" 

Aleatët kërkojnë përcaktimin e një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore me dakortësi politike.

Qëndrimet që shpalosen sot aleatët: Basha do ulej në tryezë me Ramën ende pa dhënë dorëheqjen

Aleatët e qendrës së djathtë thanë sot se kërkesa e tyre ndaj presidentit Ilir Meta për të ulur në tryezë dialogu të gjitha palët politike për zgjidhjen e krizës, ka dakordësinë edhe të liderit demokrat Lulzim Basha. Kjo tryezë, sipas 5 partive opozitare, duhet të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e administratës shtetërore, kontrollin mbi territorin dhe procedimin e grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në shitblerjen e votës.

Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tha se kryedemokrati Basha është shprehur edhe më herët që nuk është kundër dialogut dhe se ulja në një tryezë me Edi Ramën, përsakohë ai është edhe kryetar i Partisë Socialiste, është e pashmangshme.

"Nuk është një kusht, edhe zoti Rama mund të ulet në tryezë institucionale si kryetar i PS. Kjo është krizë e thellë, që përgjegjësia është e kryeministrit, pavarësisht se ai është shkaktari. Lulzim Basha është shprehur që nuk është kundër dialogut, në çdo tryezë që ne jemi të barabartë si forca politike nuk ka asnjë pengesë, dhe besoj se ky do të jetë qëndrimi i opozitës së bashkuar", tha Ndoka.

"Detajet e tryezës i cakton presidenti, ne nuk përcaktojmë se kush është kryetari i PS e kush jo", tha Mediu.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se nuk mund të ketë një marrëveshje të dytë Rama-Basha, por duhet të jetë pakt mes të gjitha partive.

Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, tha se është e mundur që Basha të ulet me Ramën.

Njëjtë si aleatët që folën për një takim pa kushte mes tyre në një tryezë mes të barabartësh si kryetar partish, edhe Duka nuk artikuloi në fjalën e tij asnjë rresht për kushtin e dorëheqjes së Ramës si kryeministër, dhe më tej vijimin e dialogut.

"Hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore, po e pranoi Rama këtë të parën, të jesh e sigurt ti që ulet basha me Ramën, padyshim nëse pranon këtë të parën. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të hyjmë të gjithë bashkë. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin farsë, duhet qeveri tranzitore", u shpreh Agron Duka.

Dashamir Shehi zbulon pikën e fortë që ndan aleatët nga PD: Nga penxherja do hymë në zgjedhje? 

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, qartësoi atë që për të gjithë mund të ketë mbetur me pikëpyetje: Do të marrë apo jo pjesë PD në zgjedhjet lokale të 30 qershorit?! Shehi tha se tre janë kushtet e pandryshueshme me të cilat PD-LSI, dhe aleatët e djathtë kanë lidhur marrëveshje: Djegia e mandateve të deputetëve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale, dhe largimi i kryeministrit Edi Rama.

"Ku do hymë në zgjedhje, nga penxherja do hymë në zgjedhje? Iku ajo punë, kjo është pyetje koti. Ne në zgjedhje nuk futemi, u mbyll afati, iku kjo punë, kemi firmosur një marrëveshje me PD që nuk hyjmë në zgjedhje, dhe nuk e duam Ramën kryeministër. U dogjën mandatet, u dogjën zgjedhjet, nuk duam Ramën kryeministër. Kjo nuk është çështje për parlament, është marrëveshje kushtetuese. Do të ishim shumë të lumtur kryeministri Rama me ata që ka në kuvend", tha kreu i LZHK-së.

Dashamir Shehi për herë të parë zbuloi se cila është ika e vetme që aktualisht i ndan me Partinë Demokratike: Ndryshimet në kodin Zgjedhor.

"Dhe ne të 5 këtu nuk është se mendojmë njëlloj për Kodin Zgjedhor. Në kërkojmë prej vitesh ndryshimin e kodit zgjedhor. A ka tek PD që mendojnë si ne ose ndryshe? Plot. PD në këtë pikë nuk ka dhënë një qëndrim të saj definisht. Me PD-në kjo është një nga pikat që kemi debat, ndaj jemi me këtë platformë.  Urojmë që edhe PD të vijë në këtë pikë sa i përket Kodit Zgjedhor", tha Shehi.

Për herë të parë aleatët e artikuluan kërkesën për këtë tryezë, të enjten e kaluar, kur thanë se kriza është e thellë dhe duhet gjetur zgjidhje. Thanë se do t'i kërkojnë presidentit të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese duke thirrur tryezën e dialogut, detajet organizative të së cilës i takojnë kreut të shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Basha: Do të hap PD-në për ta modernizuar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se do të hapë partinë për të gjithë ata që duan që të bëhen pjesë e kësaj force politike. Ai përsëriti pas takimit me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan se kandidatët për deputetë, por edhe kryebashkiakë do të zgjidhen me një tjetër sistem, një anëtar, një votë.

"Po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin dhe modernizimin e PD-së. Takova drejtorin e Institutit Demokrat Amerikan, qëllimi është i njëjti, pavarësisht sistemit që do të ketë Shqipëria, do i zgjedhim deputetët me sistemin një anëtar një votë, nuk ka ndodhur asnjëherë në Ballkan. I shërben transparencës, e fillojmë brenda PD-së, që nesër të jetë modeli ynë i qeverisjes. Kandidatët për deputetë do i nënshtrohen një procesi vlerësimi për integritetin moral dhe shkallën e përgatitjes.

Do të bëjmë një transformim të thellë të klasës politike shqiptare. Hapjes së PD-së që të përfshihen të gjithë qytetarët për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ku ndodhet. Fiks një vit pas Kuvendit Kombëtar të PD-së kur e vendosëm këtë rregull, hodhëm këtë hap me miqtë amerikanë dhe britanikë, për ta bërë PD-në partinë e parë me stil perëndimor. Jemi në një betejë për jetë a vdekje për demokracinë" deklaroi ai.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pll dega vore: 30/04/2019 00:07

    PASI DESHTOJ GRUSHTI I SHTETIT APO RREZIMI I QEVERISE ME DHUNE-TERRORIZMI PD-BERISHA; PO PARTIA E KOMUNIZMIT BLU DHE TE NJETIT PERSONA DO TI KERKOJNE FALJE KRYEMINISTRIT Z. RAMA: PO PPOPULLI SHQIPTAR DO TE PAGUJ KETO ZOLLUME TE SHKAKTUARA NGA KRIMINELET PUCISTA TE FASHIZMIT-BERISHJAN: z. KRYEMINISTER RESPEKTO LIGJIN DHE KUSHTETUTEN; CESHTJA E TYRE DUHET TE HETOHET NGA PROKURORIA E KRIMEVE TE RENDA: PER DEMIN EKONOMIK TE SHKAKTUAR DHE PASOJAT QE I KANE SHKAKTUAR REFORMES NE DREJTESI DHE PER MOS MIRATIMIN E SITEMIT ZGJEDHOR TE RI:

    Përgjigju
  • pll dega vore: 30/04/2019 00:01

    z. KRYEMINISTER RESPEKTO LIGJIN DHE KUSHTETUTEN; CESHTJA E TYRE DUHET TE HETOHET NGA PROKURORIA E KRIMEVE TE RENDA: PER DEMIN EKONOMIK TE SHKAKTUAR DHE PASOJAT QE I KANE SHKAKTUAR REFORMES NE DREJTESI DHE PER MOS MIRATIMIN E SITEMIT ZGJEDHOR TE RI:

    Përgjigju
  • Loli: 29/04/2019 16:37

    Ca thone keta e ben Shqiperine mish mash qeveri tranzitore ketu qeveri tranzitore atje. Duan vetem te vjedhin ik o basha o legen boll me kercenime se po tu kthye populli ty te rropi te gjalle ty e me gjithe soj e sorrollop

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 29/04/2019 16:08

    E ÇUDITESHME POR E VERTETE.KRERET E PARTIVE SHUSHUNJE PA ELEKTORAT I KERKUAN AMVASADORIT TE BE QE TE NDERMJETSOI TE PRESIDETI I PD+LSI QE TI PRESI NE ZYRE PER TI THENE SE DUHET TE LARGOHET RAMA NGA KRYEMINISTER QE TE VIJ BASHA E MONA ZEVENDESE QEVERIE .KY ABSURD E KA EMRIN S A L I. -PASI E PAN SE RAMA NUK U DOREZUA,TASHME PO SHTRIHEN NE FUSHEN E LOJES QE TE FILLOI LOJA BGA E PARA.NUK BESOJ QE RAMA TU PLOTSOI NDONJE KUSHT.ZGJEDHHET DUGET TE BEHEN NE 30 QERSHOR,NDERSA PROBLEMET E TJERA TI ZGJIDH KOMISOONI ZGJEDHOR ME OPOZITEN E RE PER ZGJEDHJET E VITIT 2021.DERI ATHERE PD+LSI TE REFORMOHEN PA SALINE,LULIN,MULIN,MONEN,ETJ,PASI U BENE GAZI I BOTES.

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI: 29/04/2019 15:47

    KURRË mos e futshin Kokën në ZGJEDHJE !! Shyqyr që Vranë Veten e tyre dhe u DOGJËN bashkë me Mandatet !!! Mos ja u pafshim Bojën këtyre TERRORISTAVE që mbasi hidhnin SHTYLLAT e TENSIONIT të LARTÈ në ERÈ , filluan duke i vènè ZJARRIN PYJEVE nga JUGU nè VERI , pa ikur mirë DIMRI !!!!!!!! U Shoftë FARA e kësaj PSEUDO OPOZITE KRRIMINALE dhe TERRORISTE që vetëm SHQIPTARÈ NUK janè !!!!!!!! Edvin Rama mos të bèj MARRÈVESHJE në kurriz të SHQIPTARÈVE me këta lloj KRRIMINELÈSH dhe me këta ANTISHQIPTARÈ të URRYER .

    Përgjigju
  • Berti: 29/04/2019 15:41

    " Kunati " dhe familja e kapterrit Isufi priten te arketojne disa miliona euro keto dite. Une kam hallin e Klevis Shemtire Balliut dhe francezeve te Unazes se Re si do ja bejne tani hahahahaha po mjeranet qe u ngoprn me gaz dhe disa neper burgje si do ja bejne tani? Do i lidhi familja Isufi pension? Do votoni prape per Lulin hahahaha Ndoka kaqoli, Medi Gerdeci dhe Duka i vezeve kane shume elektorat dhe e detyruan Bashen te ulej ne tryeze hahahaha Cadra nr.2 u mbyll me sukses, pas 2 vitesh do kemi cadren nr. 3 nese votoni serish Lulin dhe Mediun e Eli Fares hahaha popull dele.

    Përgjigju
  • anonymos: 29/04/2019 15:08

    Jo vazhdo siç e ke nisur po ta mbajti.po te shqyen menderen USA

    Përgjigju
  • Fenduku: 29/04/2019 14:46

    Lulushi beri te veshtirin gjith keto kohe por me ne fund pranoi, tani pritet qe rama te pranoje, jane thjesht formalitetet e minutave te fundit hahahahahah

    Përgjigju
  • Besnik Hasanaj: 29/04/2019 14:43

    Një gjë nuk arrijë të kuptoj me këtë njeri pa shtyllë kurrizore??? Çfar do ky dhe si e mendon rregullat e demokracisë

    Përgjigju
  • Besnik Hasanaj: 29/04/2019 14:43

    Një gjë nuk arrijë të kuptoj me këtë njeri pa shtyllë kurrizore??? Çfar do ky dhe si e mendon rregullat e demokracisë

    Përgjigju
  • Besnik Hasanaj: 29/04/2019 14:43

    Një gjë nuk arrijë të kuptoj me këtë njeri pa shtyllë kurrizore??? Çfar do ky dhe si e mendon rregullat e demokracisë

    Përgjigju
  • Besnik Hasanaj: 29/04/2019 14:43

    Një gjë nuk arrijë të kuptoj me këtë njeri pa shtyllë kurrizore??? Çfar do ky dhe si e mendon rregullat e demokracisë

    Përgjigju
  • redi: 29/04/2019 14:33

    Kjo opozite eshte per te qare dhe per te qeshur . Cfar eshte kjo deklarate ,qe partite opoxitare i kerkuan Bashes te ulet ma Ramen . Kush nga nazhoranca ka kerkur dialog me kushte qe keto i luten Lulit . Kjo opozite qe nuk ka besimin e popullit por te Saliut ,eshte ne gramine dhe shqiptaret do ti japin shtysen e fundit dhe te kaloje ne muze . Ku ka sistem demokratik ne bote qe opozita te zgjedh qeverine ? Kjo eshte absurde dhe karagjozlleku i opozites se sotme . Rama nuk ka drejte te bej narreveshje jasht aprovimit te maxhorances socialiste dhe rast te kundert jo vetem te leje qeverine ,por te zhduket nga PS qe e perdori ne 2017 si i desh qefi duke e perdorur si ciflig te tij. Qeveria eshte e socialisteve dhe jo e Rames .

    Përgjigju
  • Andi: 29/04/2019 14:29

    O te dhjefsha aleatet e tua more pleher,po kush i pjerdh keta plehra.

    Përgjigju
  • Mondi: 29/04/2019 14:23

    Keto palo aleate qe mban ne krah do ta fundosin me keq PD-ne qe eshte buze gremines,te mbash ne krah Nard Ndoken,Fatmir Mediun,Dash Shehin,Agron Duken,Monika Kryemadhin eshte e neveritshme e tejet e pamoralshme,ky eshte fundi i PD-se.

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 29/04/2019 14:20

    Hape mbylle nuk i vlen as dreqit kjo PD-ja qe keni sajuar,jeni nje parti fashiste te dhunshem qe punsoni mercenare me pagese,e qytetaret kesaj politikes suaj te deshtuar i eshte pergjigjur fort me nje JO.

    Përgjigju
  • Enea: 29/04/2019 14:17

    Tejet i deshperuar ne vetmine tende,Luli je nje pafillo qe nuk sherben per asnje,je nje deshtak i madh.

    Përgjigju
  • 'LUL' ne hollandisht: 29/04/2019 14:07

    Pse mo lluqke nuk ishte e hapur PD-ja deri tani mo? A pikaa hapjes tende,pasi i flake te gjithe kundershtaret tani do hapje...

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 29/04/2019 14:06

    O ju hengërt nji mortje,,,,para se të bëni planin se si do qeverisni duhet të kaloni nga FBI USA dhe nga SPAK ALBANIA.

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 29/04/2019 14:01

    Edhe ne rastese nuk do ti heqish breket,ti heqin te tjeret o Lul kurva,dhe do shkosh ne zgjedhje ti me gjith ato zagaret qe te vijne mbrapa me ED Ramen kryeminister.

    Përgjigju
  • fieri: 29/04/2019 13:58

    Kur shikoj Medi krimin akoma aty menjehere e kuptoj se nga kush ane eshte kush. Rama perpara keta jane thjesht vemje dhe kriminel te veshur me kostum!

    Përgjigju
  • Daja: 29/04/2019 13:57

    Po zotrote Luli dhe Mona u ngjiret se me Edi Ramen nuk ka dialog,deshtake mbetet e te paskrupuj si njerez ne radhe te pare pa dinjitet e pa moral,thjeshte plehra.

    Përgjigju
  • Populli: 29/04/2019 13:54

    Luli beje dialogun me Nard Ndoken se Rama po dialogon me znj.Merkel,ha ha dordolec mbete Luli,njeri pa vlera.

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 29/04/2019 13:51

    Dialogun shko beje me Liken,sa per Edi Ramen ti Luli dhe Mona i hani ate qe nuk thuhet.

    Përgjigju
    • Petriti: 29/04/2019 19:21

      Po ste vjen turp dua te futem ne zgjedhje pa kryetarin kundershtare ! Te percaktosh kundershtarin se ndryshe nuk futem ne zgjedhje ?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite