Kriza politike/ Hapësirat e pashfrytëzuara në 6 vjet opozitë

Kriza politike/ Hapësirat e pashfrytëzuara në 6 vjet opozitë

Gjashtëmbëdhjetë projektligje të propozuara, gjashtë komisione hetimore, nga të cilët 5 të braktisur në mes, dhe vetëm katër interpelanca me anëtarë të qeverisë, në harkun kohor 2013-2019. Ky është bilanci i veprimtarisë së opozitës shqiptare në Parlament që pas rotacionit politik në vitin 2013. Të dhënat konfirmojnë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë shfrytëzuar hapësirat e krijuara në Kuvend, për kontrollin dhe llogaridhënien e ekzekutivit. Të fokusuara tek akuzat, kërcënimet dhe demostrimi i akteve të dhunës, brenda dhe jashtë Parlamentit, të dhënat konfirmojnë se PD-LSI kanë pasur hapësirat e nevojshme, por nuk kanë ushtruar të drejtat si opozitë në Kuvendin e Shqipërisë. Mbyllja e hapësirave, mohimi i të drejtave dhe instrumenteve parlamentare është një ndër arsyet e pretenduara nga opozita shqiptare, për të justifikuar aktin ekstrem të djegies së mandateve dhe protestave të dhunshme. Por mjafton numri interpelancave për aspekte të ndryshme të qeverisjes dhe komisionet hetimore të braktisura, për të hedhur poshtë këtë pretendim.

Bilanci

Sipas një studimi të kryer nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, rezulton se përgjatë 6 viteve opozita ka dorëzuar në parlament 16 nisma ligjore. Pjesa më e madhe e tyre janë dërguar në parlament përgjatë mandatit të parë të qeverisjes, konkretisht në vitet 2013-2017. Ndërkohë, në mandatin e dytë qeverisës, vihet re një numër më i ulët i nismave ligjore të paraqitura nga opozita. Vetëm 6 janë nismat ligjore janë dërguar nga PD dhe LSI në Kuvend përgjatë viteve 2017-2019. Nga 6 nisma ligjore, 4 janë propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa vetëm dy nga Partia Demokratike, subjekti më i madh në opozitë. Përgjatë pesë viteve në opozitë, ligji më i rëndësishëm i propozuar nga PD dhe i pranuar nga shumica, ishte ligji i dekriminalizimit.

Komisionet hetimore  

Më interesante janë shifrat sa i përket komisioneve hetimore, ku në gjashtë vite në opozitë PD dhe LSI kanë kërkuar ngritjen e gjashtë komisioneve hetimore. Nga këto katër prej tyre kanë mbaruar punën dhe dy janë ende pezull. Por vihet re fakti se nga puna e gjashtë komisioneve hetimore, vetëm një prej tyre ka konkluduar me dorëzimin e një raporti në Prokurori. Bëhet fjalë për komisionin hetimor të ngritur për lëvizjet në Policinë e Shtetit. Komisionet hetimore të kërkuara dhe të braktisura nga opozita janë komisioni zgjidhjen e mosmarrëveshjes me CEZ, komisioni për punësimet dhe shkarkimet në administratë si dhe komisioni IMSI CATCHER. Opozita kërkoi dhe braktisi gjithashtu edhe komisionin hetimor “Tahiri” si dhe për çështjen e pajisjes së z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie”.

Bilanci

Gjashtëmbëdhjetë projektligje të propozuara, gjashtë komisione hetimore, nga të cilët 5 të braktisur dhe vetëm katër interpelanca me anëtarë të qeverisë, në harkun kohor 2013-2019

Bie alibia

Të fokusuara tek akuzat dhe demostrimi i akteve të dhunës, brenda dhe jashtë Parlamentit, të dhënat konfirmojnë se PD-LSI kanë pasur hapurat e nevojshme, por nuk kanë ushtruar të drejtat si opozitë në Kuvendin e Shqipërisë.

Shifrat u prezantuan në emisionin "Repolitix" në Report Tv me gazetarin Denis Minga. ku  të ftuar në studio ishin deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, analistët Ilir Kalemaj dhe Ergys Mërtiri dhe gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë